“Nano e kuptoi vonë rrezikun nga unë”, Rama tregon si mori në dorë PS: U detyrova nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer sot si rrallë herë në Top Story, se si arriti të bëhej protagonist dhe merrte në dorë frenat e Partisë Socialiste, pa qenë anëtar partie e as socialist.

I pyetur nga Grida Duma, Rama tha se futja e tij në Partinë Socialiste lidhet vetëm me Fatos Nanon, i cili me dëshirën dhe instinktin e tij të fortë e bëri atë faktor të rëndësishëm Brenda Partisë. Rama tregon se nuk do ishte bërë dot kurrë pjesë nëse nuk do ishte Fatos Nano, ndërsa ky i fundit sipas Ramës, e kuptoi vonë rrezikun.

Rama tha se kur po ndodhnin përplasjet brenda partisë, aty kuptoi se duhet të merrte në dorë PS-në, ose të mbyllte karrierën e tij politike pas postit si kryetar bashkie.

“Ngjarja që lidhet me futjen time në PS, është një ngjarje që lidhet me dy njerëz jo me PS. Lidhet me Fatos Nanon dhe mua. Nano kishte dëshirën dhe instinktin shumë të fortë, që të ftonte rreth vetes njerëz të cilët ishin jashtë PS dhe që të kombinonte atë që ishte prurje e partisë ku deri në atë moment s’kishte pasur ndonjë kontribut për shkak se hyri në burg. S’kishte as kohë as mundësi, ishin rrethanat, që të merrej ca do sillte nga jashtë. Ai mbante thjesht bashkë partinë në një barrikadë mbrojtëse, kështu që ai iku në burg. E kishte këtë gjë kur doli, unë nuk do kisha hyrë dot në PS po të mos ishte Nano. Ishte Nano që i ra me shqelm derës së partisë dhe e hapi që të futesha unë. Të rrethit të qeverisjes se un u bëra ministër i Kulturës. Unë kam vazhduar dhe e kam thelluar shumë se kam pasur mundësi ta bëj, zanafillën, kam sjellë shumë njerëz në PS. Në rastin konkret historia ime me Fatosin, njëri ishte udhëheqësi, tjetri qëlloi që ishte pasardhësi.

Lexo edhe :  Kryemadhi del nga SPAK: 240 mijë dollarë për veshje? Këto i thotë Tedi Blushi

Nuk mendoj se në momentin e parë ka zgjedhur pasardhësin, ai donte njerëz. Rrezikun e lexoi më vonë. Unë asnjëherë se kam pasur në mend të futesha në politikë. E doja si instrument që të më shërbente për betejat e mia. Në momentin që kam vendosur të bëhesha ministër, erdha për të varrosur babanë dhe për të ik prap. Kur u bëra kryetar i bashkisë dhe kur popullariteti im u rrit, un nuk isha anëtar partie, nuk identifikohesha nga të tjerët si socialist, por si një person që po bën për Tiranën dhe kisha popullaritet të madh. Kjo u rrudh menjëherë kur u bëra kryetar i Bashkisë. Dhe arsyeja pse un fillova të mendoj pse duhet të merrja partinë, sepse nuk mundesha më të bëja gjerat në Bashki se filloi një konflikt nga njerëz rreth e rrotull Fatosit. Ajo erdhi si nevojë, ose duhet të lija bashkinë dhe të mos merresha me politik ose duhet të merrja partinë nëse do merresha me Tiranën. Është një vendim që, ka, pasur me vete dy njerëz, që s’dua t’i përmend, të tjerët ishin kundër. Pastaj u bënë edhe shumë të tjerë. Unë sot këshillohem me shumë njerëz.”– tha Rama në Top Story me Grida Dumën.

Të fundit

Krim në zemër të Thethit/ Rama nxjerr videon, si u hodh në kosh denoncimi i policisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Prokurores Elsa Gjeli, e cila ka vendosur të mos...

I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë

Dhuna në familje vijon të përshkallëzohet në mënyrë shqetësuese në kryeqytet. “Vetëm gjatë fundjavës, në komisariatet e policisë së Tiranës janë denoncuar 25 raste dhune...

Sa shpenzon një turist për 24 orë në Shqipëri

Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që...

Skandali i Bankers/ 12-15 miliadë euro janë vjedhur nga nëntoka shqiptare

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, i ftuar në News24, ka folur pas arrestimeve e zyrtarëve në kompaninë Bankers Petroleum. Ai akuzon kompaninë se ka përvetësuar...

Zyra Federale Kriminale Gjermane dhuron kompjuterë dhe monitorë për policinë shqiptare

100 000 euro pajisje të teknologjisë së lartë (kompjuterë dhe monitorë profesionalë) i dhurohen Policisë së Shtetit nga Zyra Federale Kriminale Gjermane (BKA). Donacioni u...

Lajme të tjera

Web TV