Rama i bindur në fitore: Shqiptarët nuk gabojnë kur votojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Të Paekspozuarit” ka sqaruar pse fushata duket sikur është fokusuar tek Berisha dhe Meta dhe jo tek projektet konkrete.

Ai tha se ngjajnë ashtu siç janë sepse bëhet një fushatë e cila ka tre shtresa. Ai tha se një individ i shpallur non grada me derë të mbyllur në raport me të ardhmen me ata pa të cilët Shqipëria nuk funksionon dot, nuk mund të trajtohet si alternativë.

Sipas tij, Berisha-Meta janë faqja e zezë e Shqipërisë dhe dy anë të një medaljeje dhe ai po përcjell mesazhin e partnerëve ndërkombëtarë, që, sipas tij, thonë se nuk duan që shqiptarët të mbështesin një non grata.

“Shtresa e parë e fushatës është ajo që ndodh çdo ditë larg vëmendjes së medias, fushata e kandidatëve në territorit që flasin për çështje të lidhura me komunitetin. Shtresa e dytë është fushata që bëhet me kandidatët dhe përfaqësuesit politik që janë drejtues politik dhe deputetë që dhe këto nuk janë shumë në vëmendje të medias dhe shtresa ë tretë është ajo më e dukshmja që është ajo ku shkoj unë apo ata liderët e tjerë dhe ajo s’mund të fokusohet tjetërkund sepse sado që këtu është relativiauar për shkak të qëndrimit në media dhe faktit që një individ i shpallur non grada me derë të mbyllur në raport me të ardhmen me ata pa të cilët Shqipëria nuk funksionon dot trajtohet si alternativë, por nuk është në këndvështrimin tim kjo, është një faqe e zezë për Shqipërinë dhe gjithë sepse faktikisht nëse jemi sot këtu ku jemi në një pikë më të lartë në arenën ndërkombëtare sepse kjo vjen si rezultat sepse ne kemi bërë një politikë të jashtme të mençur dhe dinjitoze dhe për faktin se na mbështesin ata që na mbështesin”, tha kryeministri Edi Rama.

Në vijim Rama shtoi se kur SHBA që na mbështet dhe janë të domosdoshëm për ne për zhvillimin e ekonomisë, turizmit, gjithçkaje e thonë me shkrim, vulë, zë dhe figurë që aq sa ju duam ju dhe duam që të bëni përpara nuk duam që të na nxirrni më përpara këtë njeri të padëshiruar, atëherë ky është një mesazh që nuk i çohet Partinë Socialiste, por i dërgohet shqiptarëve.

“Mesazhi u drejtohet atyre shqiptarëve që ende s’po e kuptojnë këtë gjë. I bashkuar dhe me Liken, një tjetër personazh të tillë si Meta dhe çojnë si kandidatë në të gjithë territorin sigurisht që përveç faktit që po të shohësh në atë gjithë anketimet Likja është njeriu më i padëshiruar dhe i papëlqyer në Shqipëri pas të shoqes kjo është domosdoshmëri strategjike për ta pasur ballinë të fushatës.

Ne nuk bëjmë debat me personazhe të faqes së zezë, damkë nga SHBA i cili i ka dyert e mbyllura dhe ne ti hapim derën kur e dimë që i ka të mbyllura, kjo është përpjekje për të qenë faktor në politikë për të marrë pengje një bashki këtu një atje. Çfarë debati do bëjmë ne”, tha Rama.

Lexo edhe :  Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025

Fushata

Kryeministri Edi Rama komentoi lidhur me fushatën zgjedhore që po ndjek Partia Socialiste për zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se ky popull është shumë më shumë i kthjellët kur vjen puna te zgjedhjet dhe se sipas tij pas viti 1991 ky popull nuk ka bërë asnjëherë gabim kur ka zgjedhur, në asnjë palë zgjedhje s’ka gabuar.

“Që nga ‘91, votoi pa besim të plotë tek ata që sapo erdhën, pastaj në ‘92 ju dha gjithçka për t’ju dhënë mundësinë për të qeverisur, pastaj në verën e ‘92 ja u ktheu përmbys duke i dhënë pushtetin vendor opozitës, në ‘94 e sakatoi fare projektin e referendumit, në ‘96 nuk u bënë zgjedhje, ‘97 ishin zgjedhje pas një çmendurie dhe sigurisht që do shkonin siç shkuan, në 2000, 2001, 2003, 2005, ndodhi ashtu siç ndodhi nga figuracioni dhe vetë ngushtimi që bëri të mundur pushtetin, pra s’ka votuar asnjëherë gabim.

Po flas për zgjedhjet, po më dhe një palë zgjedhje nga ‘91 që shqiptarët kanë votuar gabim jam gati të diskutojmë dhe të vërtetoj të kundërtën. Kanë votuar gjithmonë duke anuar në anën e duhur përsa i përket të nesërmes.

Shqiptarët janë ndër popujt me instinktin më të fortë politik dhe me sensin më të mprehtë ndër popuj”, tha Rama.

 

Fushata e Veliaj

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me analistët edhe në lidhje  me artistët që mbështetën në fushatë Erion Veliajn, ndërkohë që shumë prej tyre ishin paguar nga Bashkia e Tiranës për koncerte dhe aktivitete të ndryshme.

Rama e quajti një praktikë normale, që ndodh në të gjithë vendet e botës, ndërkohë që u “përplas” me analistin, i cili e konsideroi një fushatë propagande nga Erion Veliaj që po shfrytëzon fondet publike për interesat e tij elektorale.

“Shumë më pak se në çdo kryeqytet të botësn edhe Bashkia e Tiranës jep fonde për të bërë një koncert. Ky që e bën këtë koncert, është këngëtar dhe mbush sheshin me të gjithë rininë.

Pse nuk i meriton?

Si në të gjithë planetin. Unë lexoj letrat dhe dokumentat që media ose nuk i lexon, ose i lexon përgjysëm. Kjo është të kesh dy, një ta mbash dhe një ta çash… Këngëtari vjen, paguhet nga Bashkia, vjen dhe mbjell një pemë.

Ky është korrupsion? Meqë dha lekët bashkia, ku të mos mbjellë pemë?”, tha Rama.

 

 

Të fundit

67-vjeçari preu dorën dhe humbi jetën, arrestohet pronari i fabrikës së vajit të ullirit

Policia ka arrestuar pronarin e një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit, pasi një 67-vjeçar humbi jetën pasi...

Shkon në shkon në pesë numri i viktimave! Scholz mbërrin në Magdeburg

Numri i të vdekurve nga sulmi në Magdeburg ka shkuar në 5. Sipas mediave gjermane janë mbi 205 të plagosur, mes të cilëve rreth dyzet...

Temperatura minimale deri në -6 gradë! Parashikimi i motit për fundjavën që na pret

Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në relievet...

Rrugët drejt juglindjes në kaos, autoritetet apelojnë për kujdes

Gjatë fundjavave dhe ditëve të festave, aksi rrugor nacional Elbasan-Tiranë është i ngarkuar me trafik. Në ditë festash, për shkak të vizitorëve që udhëtojnë drejt...

Frederik Ndoci: Parashqevi Simakun e takova në 2007, ishte me të birin!

Ai u shpreh se me këngëtaren njihen prej shumë vitesh dhe se kanë ndarë dhe skenën së bashku, ndërsa tregon se kanë pasur miqësi....

Lajme të tjera

Web TV