Fushata/ Spiropali: Gati projekti për rrugën e Dukagjinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesja politike e PS-së për qarkun Shkodër, Eisa Spiropali ka zhvilluar një takim me banorë të Dukagjinit në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Spiropali thekson se rruga për në Shalë, Shosh, Pult është tmerrësisht e bukur, por po aq e vështirë dhe e rrezikshme.

Ajo deklaron se “me financimin e qeverisë nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kemi projektin e plotë teknik të rrugës së Dukagjinit që përfshin edhe degëzimin për në Lekbibaj duke krijuar edhe një lidhje strategjike me Tropojën dhe Gjakovën në Kosovë”.

Spiropali shprehet se pushteti lokal këtu është inekzistent, nuk ofron as investime, as shërbime, as shpresë, madje as duket kësaj ane.

Spiropali nënvizon se “ne mund ta transformojmë këtë perlë natyrore të Alpeve tona, duke prodhuar turizëm e ekonomi për banorët e zonës dhe për të gjithë ata që duan të investojnë në tokat e të parëve. Sot në Shalë shpresa për ndryshim më 14 Maj ishte e madhe”.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV