‘Te ballkoni apo burgu shkoni sa të doni, por mos jepni leksione për Europën!’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një debat me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka deklaruar se PS ka bërë të mundur që për herë të parë të kemi një drejtësi që po godet pandëshkueshmërinë.

Dule: Një karakteristikë dalluese e autokratëve të tipit Rama dhe qeverisjeve të tyre autokratike është përdorimi i institucioneve demokratike për minimin e demokracisë… Nuk ka bashkim evropian pa llogaridhënie, ju këtë themel kërkoni t’ia privoni parlamentit. Kjo është në rënie dhe duhet të ringjallet.

Spiropali: Dule me gjithë respektin nuk pranojmë leksione për çfarë është Evropa sepse jemi një nga popujt më të vjetër në rajon dhe kontinent dhe me fqinjët nuk kemi pasur kurrë probleme, me demokracinë nuk na ka ecur shumë fati por në këto 33 vjet e kemi bërë.

Realiteti i Shqipërisë nuk është ai që parashkruani ju me elokuencë. Shqipëria në negociatat me BE ka progres në 33 kapitujt, përfshirë edhe te kriteret politike, të gjitha, ndryshe nuk do na ishin çelur negociatat, e jo të gjithë vendet e e BE nuk do binin dakord për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe në procesin e screening ka treguar se është gati për këtë proces. Nëse jeni angazhuar personalisht apo të tjerë në një proces që nuk ka lidhje as me anëtarësimin, as me kriteret, por me procese të tjera të drejtësisë me të cilat ju keni një qasje të pashëndetshme duke sulmuar institucionet e drejtësisë, e atë që përmendet më shumë SPAK. Kjo shumicë ka bërë të mundur që më në fund të kemi një drejtësi që për herë të parë po godet pandëshkueshmërinë dhe patjetër ka nevojë për reformim të mëtejeshëm si të gjithë institucionet e tjera. Këto sulme referohen edhe në raportin e Freedom House, ku nuk kuptohet si mundet një grupim politik të mbrojë me ombrellën politike njerëz nën akuzë nga drejtësia por kjo është çështje për diskutim tjetër.

Lexo edhe :  Nga “shpërthimi” në rrjetet sociale te mandati/ Kuko: Zegjine Çaushi luftoi për skuadrën

Te dritarja, te ballkoni, te burgu mund të shkoni sa të doni, por mos na përfshini edhe ne në këto debate se Parlamentin e kthyem ne në normalitet. Ishte vullneti ynë për të mbërritur në një zgjidhje të arsyeshme që e ktheu opozitën në këtë sallë kuvendi. Të jemi më të kujdesshëm me atë që themi, e shkuara jonë ka qenë totalitariste, kemi vuajtur pasojat e të shkuarës tonë, por nuk mund të pranojmë të përdoren terma të tillë të dala nga dëshirat personale  por nga asnjë raport ku jemi të përfshirë./e.t

Të fundit

Dorëzohet Interi, shet Calhanoglu dhe gjen menjëherë zëvendësuesin në SHBA

Interi është dorëzuar. Klubi zikaltër ka nisur kërkimin për një pasues të Hakan Calhanoglu, sepse turku nuk dëshiron të...

Alarmi për bombë në Kuvend, Kurti: Kërcënimi erdhi nga Serbia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin me bombë që ndodhi ditën e djeshme para seancës...

Zbulohet arsyeja pse CR7 mungoi në funeralin e Diogo Jota

Cristiano Ronaldo është në qendër të kritikave në Portugali. Kapiteni i kombëtares portugeze mungoi në funeralin e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva,...

Korrik 1995/ Masakra e Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët të Evropës moderne

Në korrik të vitit 1995, në përfundim të Luftës së Bosnjës (1992–1995), ndodhi një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit në Evropë pas...

Izraeli sulmon nga ajri Gazën, raportohet për të paktën 33 viktima

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur...

Lajme të tjera

Web TV