SPAK i mer Lirim Fezollarit telefonin për ekspertim, në skaner lidhja e tij me Ahmetaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Një aparat telefoni që përdorej nga biznesmeni Lirim Fezollari është bllokuar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët janë duke vijuar hetime për çështjen penale që tashmë njihet në publik si dosja “Buka”.

Redaksia ka mësuar se celulari i një marke të njohur, i është sekuestruar pronarit të “Tobaco Holding Grup”, me qëllim kryerjen e një ekspertimi për të mësuar lidhjen e ngushtë mes Fezollarit dhe ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.

Dyshohet se mes biznesmenit dhe Fezollarit, ka pasur një marëdhënie përtej komunikimit institucional, marëdhënie nga e cila Fezollari me ndihmën e Arben Ahmetaj, ka arritur të privatizojë aksisonet e shoqërisë aksionere “Buka Sh.a”.

Por me sa duket për të provuar miqësinë mes Ahmetaj dhe Fezollari, SPAK dhe oficerët e BKH-së, kanë vendosur ti bllokojnë telefonin biznesmenit.

Bllokimi është kryer pikërisht ditën kur Lirim Fezullari, është paraqitur në SPAK, për të dhënë shpjegime lidhur me privatizimin e dyshimtë të aksioneve shtetërore të ish-Fabrikës së Bukës për Tiranën.

Megjithëse biznesmeni ka mohuar njohjen me Ahmetaj dhe zyrtarë të ministrisë së Financave, SPAK ,ka ngritur dyshime të forta të mbështetura dhe në indicie se Fezollari dhe Arben Ahmetaj, kanë njohje me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër Lirim Fezollari, përmes avokatëve të tij, ka kërkuar kthimin e aparatit të telefonit. Por nuk ka mundur ta marë sërisht, pasi tashmë celulari po i nënshtrohet një ekspertize kompjuterike.

Ndaj Lirim Fezollari, anëtarëve të komisionit të ankandit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe ish-ministrit Ahmetaj, SPAK po kryen hetime për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pabarazi në tendera dhe ankande publike”.

Lexo edhe :  Vijon trendi pozitiv i turizmit/ Rritje me 3,2 %, krahasuar me vjet

Aksionet shtetërore të “Buka” Sh.a, që sot ndodhet në teritorin ku është ngritur kompleksi i lojrave “Latitude” dhe jo vetëm, u privatizuan me firmë të ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Këtë procedurë kishte refuzuar ta kryente paraardhësi i Ahmetaj, ministri Shkëlqim Cani, i cili pak kohë më parë u thir në SPAK për të dëshmuar rreth këtij rasti.

“Buka Sh.a” është një pronë me mijëra metra katror, mjaft e lakmuar në Tiranë, e cila i është njohur prej vitit 1994 nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, familjes Myderzi.

Por përmes një procedure ankandi të hapur në 2014 nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, përfitues i aksioneve shtetërore të kompanisë “Buka Sh.a” është bërë biznesmeni Lirim Fezollari.

Kjo procedurë ankandi, ka shkelur një seri vendime gjyqësore duke përjashtuar pronarët e ligjshëm të tokës, ku ndodhet ish-fabrika e Bukës.

Ndërkohë hyrja e Lirim Fezollarit si aksioner në “Buka Sh.a” daton prej 5 shtatorit 2014, kur ai ka filluar të blerë aksione të kësaj shoqërie tek individë privatë.

Por një manovër ankandi e hapur nga ish-ministri Ahmetaj, e ka bërë atë pronarin kryesor të kësaj shoqërie, duke përfituar pjesën dërmuese të pronës që ndodhet në rrugën e “Kavajës”.

Sipas dosjes hetimore në Gusht 2015, Ministria e Financave shpall biznesmenin Fezollari, fitues të ankandit për blerjen e aksioneve të shoqërisë anonime “Buka” sha.

Ndërsa kontrata e fundit noteriale që Lirim Fezollari, ka kryer për blerje aksionesh tek “Buka Sh.a”, daton në 24 Mars 2022, duke i blerë kuotat kundrejt 20 mijë euro, Agim Lahit dhe Drita Lahit.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV