”Zgjedhjet e 14 majit, mision kundër së keqes”/ Mediu: Të ndalojmë shpopullimin

Mision kundër së keqes i ka cilësuar zgjedhjet lokale të së dielës, kryetari i PR, Fatmir Mediu.

Në një bashkëbisedim me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, Mediu tha se qytetarët duhet të ndalojnë shpopullimin e vendit duke votuar kundër PS.

Për Mediun, vota për PS është votë për rikthimin e sistemit komunist në Shqipëri.

PR merr pjesë në zgjedhjet lokale të 14 Majit vetëm me kandidatët për këshillat bashkiak, ndërsa për kryetar bashkie mbështet kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.