Presidenti amerikan Joe Biden në një propozim të fundit, ka njoftuar që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kompanitë ajrore do të paguajnë shpenzimet për ushqimin dhe pagesat e hoteleve për pasagjerët që u anulohen apo shtyhen fluturimet.
Presidenti Joe Biden njoftoi se qeveria federale po harton rregulla të reja që mund t’u kërkojnë linjave ajrore të ofrojnë ushqime, hotele dhe kompensim shtesë për udhëtarët në fluturimet e anuluara ose të vonuara, shkruajnë mediat e huaja.
“Unë e di se sa të pakënaqur janë shumë prej jush me shërbimin që merrni nga linjat ajrore tuaja amerikane. E kuptoj. Kjo është arsyeja pse prioriteti ynë kryesor ka qenë t’u ofrojmë udhëtarëve ajror amerikanë një marrëveshje më të mirë.”-tha Biden.
Përmes rregullave të reja, kërkohet gjithashtu që linjat ajrore të përmirësojnë shërbimin ndaj klientit gjatë periudhave të vonesave ose anulimeve të shumta të fluturimeve.