SPAK kërkon pushimin e çështjes për babain e Arbër Çekaj

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar pushimin e ndjekjes penale ndaj shtetasit Selim Çekajt.

Selim Çekaj babai i Arbër Çekajt, i arrestuar dhe hetuar për trafikun e 49 kg kokainë nga Ekuadori në portin e Durrësit.

Kokaina u gjet nga policia në një kontenier të kompanisë që administrohej nga Selim Çekaj.

Fillimisht Çekaj u arrestuar dhe më pas u la në arrest shtëpie për shkak të moshës dhe shëndetit jo të mirë.

Dosja e trafikut të 49 kg kokainë aktualisht mbetet pa autor dhe çështja i kalon policisë për zbardhjen e emrave të trafikantëve.

Pritet që kërkesa e prokurorisë për pushimin e ndjekjes penale për Çekaj të shqyrtohet në gjykatën e posaçme.

Nëse gjykata miraton kërkesën e SPAK, ateherë dosja mbetet pa asnjë person të hetuar apo identifikuar.

Altualisht në burg vijon të qëndrojë djali i Selim Çekaj, Arbër Çekaj, i cili është deklaruar fajtor dhe dënuar për trafikun e drogës prej 613 kg kokainë.