Aksident i rëndë/ Kamioni përplaset ‘kokë më kokë’ me autobusin, zbardhen detajet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj premteje në Maliq, ku një autobus me pasagjerë është përplasur me një kamion mallrash.

Siç shihet dhe nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë, aq sa autobusi është shkatërruar në pjesën e përparme.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vloçisht, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Policisë, ambulanca dhe shërbimi Zjarrfikës. I vetmi i lënduar është shoferi i autobusit, pasi përplasja ka ndodhur në krahun e tij. Zjarrfikësit janë duke punuar për nxjerrjen e tij nga mjeti.

Pamje nga aksidenti ne Maliq

 Maliq/Informacion paraprak

Më datë 12.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip “Volvo” me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip “Benz” me drejtues shtetasin G. M.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës. Me drejtuesin e automjetit kamion, shtetasin V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV