Arrestimi i Belerit/ Vjen reagimi i parë nga koalicioni “Bashë Fitojmë”: Akuzë qesharake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për deputetin demokrat Tritan Shehu akuza se Opozita po blen vota ëshhtë një akuzë qesharake e tragjike!

Ndërsa arrestimi i kandidatit të saj në bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri është një ngjarje alarmuese.

“Opozita po blen vota- akuzë qesharake e tragjike! Pamje alarmuese ato të “rrëmbimit” mbrëmë nga policia të kandidatit në Himarë.

Imitim qesharak i veprimeve anti-terroriste, diku në Botë! Pikërisht për të fshehur deformuesit e vërtetë të demokracisë, për të hequr vëmendjen nga e vërteta:

Blerjen e votave, presionet mbi administratën e biznesin, njerëzit në tërësi, “investimet” korruptive elektorale, etj, vepra anti-ligjore të këtij regjimi.

Pse nuk hetoni në Qarkun e Gjirokastrës? Kemi deklaruar disa herë shkeljet! Në Libohovë pa asnjë tabelë, transparencë, hidhet një pseudo-asfalt, nga një kompani që nuk do të identifikohet. Por thuhet “Kapllani”! 

Po kështu edhe në Gjirokastër vijnë makina me beton pa asnjë kriter … E njëjta gjendje në Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, etj… A nuk është kjo një tentativë “blerjeje” votash?!

Me çfarë fondesh e projektesh këto? Kush paguan e kush po vjedh këtu?! Opozita po i bën? Ashtu si po ndodh edhe me para të “thata”, por asnjë hetim nuk ka.

Në Memaliaj ndalohen aktivistë të opozitës vetëm se po bëjnë fushatë normale… E më tej, policia në komunikatë falsifikon realitetin. Janë publike këto, por asgjë më tej, askush nuk lëviz nga organet, që duhej.

Ndërsa sot pashë një “aksion” të tillë qesharak në pamje, por tragjik në përmbajtje për katandisjen e nivelit të shtetit ligjor. Keq përdorimin ekstrem të tij.

Megjithatë askush nuk mund ta ndryshojë rezultatin e 14 Maji. Fitoren e Opozitës, Koalicionit tonë, të PD në qendër të tij!”, shprehet ligjvënësi demokrat, Tritan Shehu në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV