Ku ishin para BBV?/ Ermal Mamaqi për Luizin: Fama e tij do zbehet shumë shpejt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ermal Mamaqi, i ftuar në TopAlbania Radio, ka bërë një deklaratë jo edhe aq pozitive në lidhje me fituesin e ‘Big Brother Albania Vip’, Luiz Ejlli.

Ai ka deklaruar se persona të cilët hyjnë në këtë format janë persona që nuk kanë asgjë për të humbur, ndërsa ka “parashikuar” se fama e tij do të zbehet shumë shpejt me nisjen e edicionit të ri BBVA3.

“Është fenomeni i momentit dhe është e drejtë të jetë sepse është futur ALL In aty.
Me sa kemi parë në 100 BB që kanë ikur, ka një afat shumë të shkurtër skandence pasi mbaron BB, pa paragjykuar duket se fama e tyre mbaron me spektaklin, megjithatë jehona vijon edhe ca kohë.

Kush më thonë wow shiko sa i/e mirë, kam një pyetje: Ku ishin para BB, pse nuk kishin bërë hajër?

Pse gjithë kjo epidemi, pse këto vlera të proklamuara dhe benefite. Është efekt i formatit, të cilin e fitojnë ata që nuk kanë asgjë për të humbur.

Kush ka një listë të gjatë me gjëra për të bërë nuk gjen kohën të futet brenda. Të futem unë aty humb lekë për çdo ditë që jam aty.

Është e mbivlerësuar e gjitha dhe do bjerë efekti shumë shpejt sepse do nisë një tjetër BB e do merremi me personazhe të tjerë”, ka deklaruar ai.

Të fundit

Ish-deputetja tregon momentin ‘epik’ kur i shkroi ish-it nën efektin e alkoolit

Ish-deputetja, Oriola Nebiaj ndau një nga momentet më të sikletshme dhe njëkohësisht gazmore të jetës së saj personale gjatë...

Gazetari flet për vdekjen misterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes…

Në emisionin “Opinion” dje u fol për disa nga vrasjet më të çuditshme dhe se si u zgjidhën ato. Nga ngjarjet që u mor për...

Jo vetëm Kina dhe Koreja e Veriut, ja shteti i ri ku Putini po rekruton ushtarë

Raportohet se Rusia po përpiqet ta përfshijë Laosin në luftën në Ukrainë. Nën pretekstin e bashkëpunimit humanitar, Moska thuhet se është gati të organizojë...

Rastet e fruthit në SHBA arrijnë nivelin më të lartë në 33 vite

Numri i rasteve të fruthit në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 1,277 që nga e premtja, duke shënuar nivelin më të lartë që...

Netanyahu nominon Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dhuroi ish-presidentit Donald Trump një letër nominimi për Çmimin Nobel...

Lajme të tjera

Web TV