Dolën në mbrojtje të Belerit/ Gazetari shpërthen ndaj Berishës e Metës: Një faqe e zezë..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka shpërthyer ashpër me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ndaj reagimeve të Berishës e Metës për arrestimin e kandidatit për kryetar bashkie në Himarë Fredi Beleri.

Sipas Artan Hoxhës është e turpshme të mbështetet nga ish-kryeministri i vendit dhe ish-presidenti, një nga autorët e dyshuar të “Masakrës së Peshkepisë”.

Postimi i plotë

Te shohesh dy ish-president dhe dy ish-kryeministra te Republikes se Shqiperise, fillimisht te kandidojne, me pas te mbeshtesin nje nga autoret e dyshuar te “Masakres se Peshkepise”, dhe sot ta mbrojne Fredi Bejlerin, qe shpalli haptazi se, do te “ringjalle helenizmin” ne nje territor mijeravjeçar teresisht shqiptar, eshte e turpshme….

Por mesa duket, Berisha e ka ngrene turpin me buke, edhe pse i kane marre peng nje repart ushtarak me 130 ushtare, i kane masakruar komandantin e repartit Fatmir Shehu dhe ushtarin ne vendroje Arsen Gjini, i kane grabitur armatimin e Ushtrise Shqiptare, ai serish jo vetem e kandidon si perfaqesues te tij, por e mbron sikur Bejleri te ishte Çerçiz Topulli.

Zoterinj ish-president dhe ish-kryeministra te vendit tim, sot drejtues te opozites shqiptare, Fredi Bejleri duhej te ishte ne burg prej shume vitesh, ndoshta prej fund-shekullit te kaluar, i ndeshkuar dhe denuar per dhunimin e territorit te Republikes se Shqiperise, per vrasjen e dy “Deshmoreve te Atdheut”.

Shoqerimi dhe ndalimi i Bejlerit, 29 vite nga “Masakra e Peshkepise” per shit-blerje votash, eshte nje “ledhatim”.

Ndersa per politikanet tane pseudopatriote qe, sot dalin ne mbrojtje te nje ekstremisti te terbuar antishqiptar, eshte nje faqe e zeze.

Minoriteti grek ne Shqiperi apo komuniteti greqisht-foles ne Himare, kane me qindra personalitete te spikatur dhe intelektuale qe mund t’i perfaqesonin denjesisht interesat e tyre.

Lexo edhe :  Ultimatumi i Ramës, vijon vala e dorëheqjeve të zyrtarëve në Qarkun e Elbasanit

Bejleri eshte modeli me i keq, i nje personazhi te implikuar rende ne akte kriminale kunder Republikes se Shqiperise dhe qytetareve te saj.

Nje ekstremist ultranacionalist si Bejleri, perfaqesues  interesave me shoviniste antishqiptare, qe synojne coptimin e territorit te Republikes se Shqiperise, jo vetem qe nuk duhet lejuar te kandidonte, por tashme duhej te ishte ndeshkuar prej kohesh nga drejtesia…

Prandaj zoterinj ish-president dhe ish-kryeministra, deshira juaj per pushtet, nuk mund te shkembehet kurre me gjakun e “Deshmoreve te Atdheut”…

Koha eshte e maskarenjeve,

por ATHDHEU eshte i shqiptareve…

Të fundit

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri, ku sipas të përditshmes italiane, rritja e çmimeve...

19 korrik 1943 – Romë në flakë, 500 avionë Aleatë hedhin mijëra ton bomba

Ishte 19 korriku i vitit 1943, një ditë e nxehtë vere në Romën e Luftës së Dytë Botërore. Qyteti, me tempujt e tij të...

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti...

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

Kuvendi i Kosovës për të 49-ën herë sot nga ora 11:00 do të mblidhet për të provuar që të konstituohet pas bllokadës në të...

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40 gradë. Parashikimi i motit për sot

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Situata problematike nga temperaturat...

Lajme të tjera

Web TV