Kursi i këmbimit/ Banka e Shqipërisë: Euro ka rënë me 3% gjatë këtij viti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro vijon të bjerë në pikiatë. Monedha evropiane ka vijuar të zhvlerësohet ndjeshëm edhe në dy javët e para muajit maj të këtij viti, në raport me lekun.

Që nga fillimi i vitit, kursi i këmbimit të euros ka rënë me 3%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë zhvlerësimi i euros ka arritur në 8.1%.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ecuria e kursit të këmbimit kundrejt euros është reflektim i ofertës se shtuar të valutës në tregun e brendshëm financiar.

Sipas BSH-së, ajo është diktuar nga përmirësimi i bilancit të pagesave si rrjedhojë e prurjeve të larta valutore, të cilat vlerësohet të jenë të pranishme edhe në muajt e parë të këtij viti.

BSH-ja vëren se, luhatshmëria e kursit eur/lek, ashtu edhe spread-i mes çmimit të kuotuar në shitje dhe atij në blerje, kanë qenë pranë vlerave normale të tyre.

Ecurinë mbiçmuese të lekut e përkrah edhe zgjerimi i diferencës pozitive mes normës së kthimit të fondeve në lekë dhe asaj në euro në tregun vendas.

Të fundit

Avokati ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Saliut po i vjen fundi, zvarritja po i shërben

Zvarritja e procesit për aferën Partizani për avokatin Idajet Beqiri, janë në interes të Sali Berishës. I ftuar ditën...

Korçë, dy aksidente brenda pak minutash! Plagosen 4 persona

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Korçë. Mësohet se në fshatin Bitinckë, në hyrje të Bilishtit, janë përplasur dy automjete dhe për...

VIDEO: Indinjatë botërore për veprimin e ruses në kopshtin zoologjik

Ajo quhet Anastasia Luchkina dhe është bërë virale. Jo për mirë. Përkundrazi, për shumë keq. Profesionistja e MMA është ruse dhe ka bërë një...

Komisionet që marrin bankat nga bankomatet, BSH duhet të ndërhyjë

Komisioni i Konkurrencës, në vijim të monitorimit të tregut të shërbimeve bankare në pajisjet ATM, shqyrtoi komisionet e aplikuara nga bankat e nivelit të...

E para pas 3 vitesh! Putin dhe Macron zhvillojnë bisedë telefonike

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin francez Emmanuel Macron të martën. Kjo është hera e parë që të dy liderët...

Lajme të tjera

Web TV