Nënë Sibja votoi për ndryshimin!/ Meta poston zonjën 93-vjeçare që i dha votën

Kryetari i PL, Ilir Meta, ka bërë thirrje për të nxitur një pjesëmarrje më të madhe në votim për zgjedhjen e pushtetarëve lokalë për 4 vitet e ardhshme.

“Votoni sot që të fuqizoheni nesër” ka shkruar Meta duke i dërguar një falenderim të posaçëm, një zonje 93vjeçare, e cila sapo kishte votuar për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

“Falenderime për nënë Siben, 93-vjeç, që sapo votoi për Ndryshimin. Vetëm pjesëmarrja sjell ndryshim dhe llogaridhënie. Votoni sot që të fuqizoheni nesër”, ka nënvizuar Ilir Meta.