Sulmi ndaj Salvador Kaçajt/ Berisha: Vepër e Ramës dhe Pjerin Ndreut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me sulmin që i është bërë ish-kryetarit të komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçi në aksin rrugor Lezhë-Milot.

“Ka pasur akte e përpjekje për blerje masive të votave, të proporcioneve të paimagjinueshme deri në oferta: thuaj sa euro do për votën.

Këto janë të dokumentuara dhe për këto kemi informuar rregullisht vëzhguesit ndërkombëtar dhe KQZ.

Sot unë dola para jush për një rast kriminal të jashtëzakonshëm ku Salvador Kaçit, një nga eksponentët e PD në Lezhë, ish kryetar i bashkinë së Shëngjinit, e kanë ndjekur 2 makina pa targa ku ai ka qenë bashkë me djalin e tij dhe shoferin, persona të maskuar, të armatosur, kanë dalë nga makina dhe janë bërë gati të qëllojnë mbi ta. Shoferi i Salvadorit, një ish-gardist ka arritur të manovrojë me makinë dhe nuk ka mundësuar atentatin.
Ata e kanë ndjekur me armë në dorë që t’i vrisnin, nuk kanë arritur port ë gjitha këta janë të filmuara.

Mund t’u them që dy ditët e fundit, bandat e Pjerin Ndreut kanë terrorizuar zonë pas zone Lezhën.

E kanë bërë këtë akt në shoqërim nga policia e cila kalonte afër dhe nuk u thoshte asgjë, përkundrazi krijonte përshtypjen tek banorët sikur po siguronte sigurinë e bandës.

Ky atentat i dështuar, vepër e Ramës dhe Pjerin Ndreut. Rama siç e dini u mor personalisht me Salvadorin në fjalimin e tij në Lezhë.

Salvadori përveç mbështetjes së kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Pashkë Gjonit gjithë jetën e tij ka respektuar ligjet. Ky akt është një krim i shëmtuar, personalisht i Edi Ramës dhe i Pjerin Ndreut. Kanë synuar me çdo ndryshimin e rezultatit dhe natyrisht të eliminojnë fizikisht një kundërshtar të shpallur nga Edi Rama si i rrezikshëm për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e tij.

Lexo edhe :  ‘Ardit Bido e ka kokën plot, ne kemi mozaik!’ Rama krahason kandidatët nga Saranda

Salvadori ka bërë denoncimin dhe janë marrë edhe kamerat. Salvador Kaçaj është një emër në fushën e sporteve, por e vërteta është se transformoi në mënyrë rrënjësore Shëngjinin dhe e bëri atë në një nga vendet turistike më të preferuara”, tha ai.

Të fundit

Pasuritë e paluajtshme dominojnë huadhënien, Banka e Shqipërisë paralajmëron rreziqe

Në fund të vitit 2024, 76% e stokut të kredisë bankare në Shqipëri ishte e mbuluar me kolateral, sipas...

72 artistë kërkojnë përjashtimin e Izraelit nga Eurovision 2025, shkak lufta në Gaza

Më shumë se 70 artistë dhe muzikantë, që kanë përfaqësuar vendet e tyre në Eurovision ndër vite, kanë nënshkruar një letër të hapur duke...

Shtatzënë për herë të tretë, Rihanna në pritje të binjakëve

Në mbrëmjen e madhe të Met Gala 2025, këngëtarja e njohur Rihanna dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë. Me barkun e rrumbullakosur ajo u bë...

Muzeu i Katarit mahnit me dizajnin e tij të frymëzuar nga “trëndafili i shkretëtirës”

Muzeu Kombëtar i Katarit në kryeqytetin Doha, i frymëzuar nga kristali i “trëndafilit të shkretëtirës” tërheq vizitorët me arkitekturën, përmbajtjen dhe përvojën që ofron. I...

Durrës/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në masa të rrepta sigurie dy ditë para zgjedhjeve

Materialet zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit kanë nisur të mbërrijnë sot në Durrës, të transportuara me mjetet e Forcave të Armatosura, nën masa...

Lajme të tjera

Web TV