Vorë/ Pa dalë rezultati, kandidati i PS-së nis festën dhe hedh fishekzjarre

Ndonëse rezultati i votave nuk është bërë ende publik, socialistët e Vorës kanë filluar festën.

Siç raportohet nga Vora, në qendër janë hedhur fishekzjarre nga kandidati i Partisë Socialiste Blerim Shera.

Ky i fundit garon përballë kandidatit të koalicionit Bashkë-Fitojmë, Indrit Hoxha. Rezultati në Vorë, Kamëz dhe Elbasan pritet të dalë shumë shpejt, pasi votimi është zhvilluar në mënyrë elektronike.