Zgjedhjet vendore/ Mbyllet orari zyrtar i votimit, qytetarët ende në rradhë për të votuar

Mbyllet orari zyrtar i votimit. Urdhri i KQZ është shumë i qartë për të gjithë komisionerët. Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi tha më herët se në të gjitha qendrat e votimit në të cilat do të ketë qytetarë që presin në radhë, procesi do të jetë i hapur deri kur qytetari i fundit të shprehë vullnetin e tij.

Sipas informacioneve ka edne qytetarë në radhë për të votuar. Deri më tani nga sa është raportuar kanë votuar 36.39 e votuesve në të gjithë vendin. Kukësi, Dibra dhe Tirana janë 3 bashkitë me pjesëmarrjen më të madhe në votime.

Në Kukës, pjesëmarrja është 51.96%, në Dibër 43.5% dhe në Tiranë 40.24%. Raportimet për këto shifra janë kryer nga 2662 qendra votimi, nga 5213 në total.