PS fitoi Shkodrën, mbështetësja e PD uron Benet Becin

Fitorja e Partisë Socialiste në Shkodër ishte një surprizë për të gjithë, dhe për vetë shkodranët.

Benet Beci i PS fitoi bindshëm ndaj Bardh Spahisë së “Bashkë Fitojmë” duke bërë kështu histori në Shkodrën e demokratëve.

Mesa duket Becin nuk e kanë mbështetur vetëm socialistët, por edhe demokratët. Militantja e PD Ilirjana Agolli ka bërë publik një status ku i uron suksese Benet Becit dhe shpreh bindjen se ai do ndryshojë Shkodrën. “Benet BECI është Shkodran, para se të jetë përfaqësues i një partie”, shkruan Agolli.

Ndërkohë nga komentet në statusin e saj duket se “miqve” virtualë iu ka ardhur e papritur kjo mbështetje dhe ndihen të surprizuar.

“Shpejt ndrrove moj,180 grade ….”, “EDHE TI BRUT”!!!!!?????,

“Kthese 360 Gradee???”. Janë disa nga komentet në statusin e saj…