Me një diferëncë të vogël votash, vetëm 19 më shumë se rivali, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri ka fituar Bashkinë e Himarës. Posti që nuk do e gëzojë dot pasi ndodhet në qeli për akuzën e “shitblerjes së votave”. Përsëritet historia pas 22 vitesh, ku në vitin 2001 Azgan Haklaj u zgjodh deputet i PD-së pavarësisht se ishte në burg.
Pas 22 vitesh përsëritet historia. Kandidati për bashkinë Himarë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Fred Beleri ka fituar zgjedhjet e 14 majit, ndërsa vetë nuk e ka ushtruar të drejtën e votes dhe as shfajen publike të gëzimit sepse ndodhet në arrest me burg pa afat për akuzën e shitblerjes së votave. Një rast thuajse identic por për zgjedhjet e pergjithshme parlamentare ndodhi edhe në vitin 2001. Azgan Haklaj ndërsa ndodhej në dhomat e paraburgimit si I dyshuar për organizimin e sulmit me armë në Komisariatin e Tropojës u zgjodh deputet dhe pas disa javësh pasi mri mandatin u la i lirë, për shkak të imunitetit. Në rastin e Belerit situate nuk është e njëjtë, pasi pavarësisht zgjedhjes si kryetar i Bashkisë Himarë, me vetëm 19 vota më shumë se rivali do I duhet të presë gjatë deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Nëse shpallet fajtor nuk do e gëzojë postin e kryebashkiakut, por nëse shpallet i pafajshëm do ulet menjëherë në atë karrige të rëndë të mbuashur tashmë me shumë reagime. Kështu u përsërit historia edhe në Himarë, ku Fred Bejleri u arrestua vetëm tre ditë para se të shkonim në zgjedhjet vednore të 14 majit. Ata që gëzuan më shumë në këtë fitore, ishte politika qeverisëse në Greqi dhe sidomos pjesa e esktremizmit atje që mban gjallë shpresën e “Vorio Epirit” dhe për ta Beleri duket si hero… Edhe pse Himara historikisht njihet tokë shqiptare, për një pjesë cilësohet se aty jeton komunitet grek. Kjo fitore nuk ka kaluar pa u komentuar nga mediat greke edhe nga vetë drejtuesit e qeverisë atje. “Fitorja e Belerit, është një disfatë politike për kryeministrin Edi Rama”, kështu shkruan media greke Kathimerini, në një analizë të publikuar në faqen e parë, lidhur me çështjen që ka rikthyer përplasjet diplomatike mes Tiranës dhe Athinës. Teksa komenton triumfin pas hekurave të pjesëtarit të minoritetit grek, kandidat i koalicionit “Bashkë fitojmë”, “Kathimerini” thotë se sytë janë kthyer tani nga Tirana, në pritje të reagimit të kryeministrit Rama, që siç shkruan, e kishte kthyer në personale, betejën për Himarën. Sipas medias, Rama do të përdorë sistemin gjyqësor të marrë peng, për të mbajtur kandidatin e arrestuar për blerje votash, jashtë dyerve të bashkisë. “Ekziston frika se mund të jemi në fillim të një tjetër hakmarrje, të Ramës ndaj helenizimit të Himarës”, shkruan Stavros Tzimas i Kathimerinit, që e vë theksin tek nevoja e reagimit ndërkombëtar nëse do të ketë përpjekje për të përmbysur vullnetin e votuesve. Po ashtu “Prothothema”, i dedikon faqen e parë çështjes duke cituar reagimin e Belerit nga burgu se demokracia kishte fituar. Media publikon gjithashtu videot e brohorimavee festimeve që shpërthyen në Himarë, me shumë prej minoritarëve që kënduan himnin kombëtar grek. “Prothothema” përmend atë që e quan reagim të çuditshëm të presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen lidhur me arrestimin e Belerit. “Fredi Beleri mund të jetë duke e festuar nga burgu fitoren, por Von Der lejen, kur u pyet për incidentin, tha se e kishin informuar për lirimin e tij”, shkruan media, që saktëson se kjo nuk është e vërtetë. Arrestimi i Belerit çoi kryeministrin Kiriakos Mitsotakisë të kërcënojë me pengim të procesit të anëtarësimit në BE të Shqipërisë.
Reagimi i kryeministrit grek
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka përshëndetur fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerin për Bashkinë e Himarës, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Në një fjalim nga Zografou, ai tha se ishte i lumtur për Belerin. “Isha veçanërisht i lumtur kur u informova se në Himarë, Fredi Beleri ia doli dhe u zgjodh kryetar bashkie me një diferencë të vogël. Dhe uroj dhe shpresoj që kjo aventurë të marrë fund së shpejti. Rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”, ka thënë Mitsotakis. Me vetëm 19 vota para Fredi Bleri ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.