Bota “po na zbulon tani”/ The Telegraph: Në Shqipëri, gjeni Karaibet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dhënat e turizmit duket se konfirmojnë interesin e shtuar ndjeshëm të vizitorëve të huaj për vendin tonë, i dëshmuar qartazi nga ana tjetër edhe prej lëvdatave që nuk reshtin prej mediave të njohura e prestigjoze, të cilat gjithmonë e më shpesh po heqin paralele mes Shqipërisë dhe destinacioneve më të famshme e të lakmuara të turizmit nëpër botë.

Më e fundit është gazeta e njohur Daily Telegraph. Gazetari i saj Mark Stratton thotë u nxit të vizitonte vendin tonë nga përkufizimi i bërë atij si Karaibet e Europës.

“Pashë një postim në Instagram pak kohë më parë që e përshkruante qytetin bregdetar shqiptar të Ksamilit si ‘Karaibet e Evropës’. Ishte më shumë se një ngjashmëri kalimtare, me palmat, plazhin verbues, detin e kaltër dhe çadra dielli me kashtë… Vendosa ta vizitoj, për të parë se si bëhet krahasimi. Është sigurisht më shpejt dhe më lirë për t’u arritur se Barbados. Fluturova për në Korfuz, ishulli më i afërt grek me Rivierën Shqiptare. Nga Korfuzi, për në Sarandë me traget është vetëm 40 minuta. “Është shumë e sigurtë dhe e qetë situate atje,” më tha taksisti që më çoi në portin e Korfuzit. “E gjithë mafia e tyre është këtu ose në vendin tuaj”- tha Mark Stratton, The Telegraph

Guida jonë turistike në Sarandë qeshi me këtë përcaktim të taksistit grek. “Nuk ka reklamë të keqe u shpreh ai”, vazhdon Stratton në shkrimin e tij, që përmend më tej Butrintin për të cilin kujton se është zone e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe që Virgjili e ka përmendur tek “Eneida”.

Më tej, rendit me radhë një vizitë në Gjirokastër, në Porto Palermo, e më pas në Vlorë, në të një hotel të cilës thotë se u trajtua nga stafi sikur ta kishin mik prej kohësh.

Lexo edhe :  Si të mbyllni 2024-ën, dhe të filloni 2025-ën fuqishëm

Karaibe ose jo, thotë gazetari, kujt i duhet Kalipsoja kur ke një gotë raki për të ngritur dolli në muzgun që afrohet dhe i kthen ishujt grekë thjesht në silueta!

Të fundit

Qëndrimi mbi 10 orë ulur, rrezik për shëndetin, prek zemrën dhe sistemin vaskular

Të kalosh më shumë se 10 orë ulur apo shtrirë është shumë e dëmshme, edhe nëse praktikohet aktivitet fizik....

Rrotacioni, apo racioni i Berishës..

Nga ARTUR AJAZI Në urimin për vitin e ri në 31 Dhjetor, Sali Berisha ftoi shqiptarët ti bashkohen atij dhe partisë tij “për të bërë...

SPAK kërkoi rikthimin e Berishës në arrest shtëpie, GJKKO merr vendimin

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për rikthimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha në arrest shtëpie, u shqyrtua këtë të premte në...

U arrestua në Greqi, kush është Jani Alia, si nisën përplasjet mes tij dhe Elton Çiçajt

Aliaj është i lindur në Tepelenë dhe i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bujshme në 1 maj 2016 në...

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare gazetari i njohur

Gazetari i njohur durrsak, Thanas Mustaqi ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë me dije Unioni i Gazetareve Shqiptare, të cilët...

Lajme të tjera

Web TV