NBA/ Spektakël në finalen e perëndimit, Denver Nuggets triumfon në “Game 1” ndaj Lakers

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë nisur finalet e play-off në NBA dhe që në sfidën e parë pati spektakël. Denver Nuggets fitoi 132-126 ndaj Los Angeles Lakers në finalen e parë në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 1-0 serinë.

Një sfidë e jashtëzakonshme, mjaft e bukur dhe emocionuese mes dy skuadrave më të mira në këtë krah të NBA-së, që dueluan deri në fund. Një ndeshje ku kolektiviteti i Denver bëri diferencën në fushë, me gjashtë lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.

Nikola Jokic ishte protagonist kryesor me një “triple double”, me 34 pikë, 21 rebound e 14 asist, mbështetur edhe nga Jamal Murray me 31 pikë e Pope me 21 pikë.

Lakers dueluan deri në fund dhe shpresuan te fitorja, por pa sukses. Davis e mbylli sfidën me 40 pikë e 10 rebound, LeBron James me 26 pikë e Reaves me 23, por që nuk mjaftuan për të fituar. Edhe ndeshja e dytë do të luhet në fushën e Denver, pastaj dy ndeshje radhazi në fushën e ekipit kalifornian.

Të fundit

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Asist pas 4 minutash lojë! Armando Broja e nis mbarë aventurën e re

Armando Broja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij të Burnley, klubi me të cilin do të vazhdojë karrierën. Sulmuesi i Kombëtares...

Lajme të tjera

Web TV