Beteja e tretë e Berishës kundër PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka nisur betejën e tij të tretë kundër Partisë Demokratike. E para, ishte beteja kundër Lulzim Bashës.

Në përpjekje për të marrë kreun e Partisë Demokratike dhe për ta përdorur atë në betejën e tij kundër SHBA, atij i duhet të hiqte Lulzim Bashën nga kryetar i partisë.

Edhe pse ligjërisht nuk ja doli dot kësaj beteje, ai arriti të përçante partinë dhe të krijonte një çoroditje masive të saj deri në përleshje fizike, duke vulosur degradimin politik të saj.

Me ndihmën e Ilir Metës ai organizoi zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, të cilat i cilësoi si test politik për popullaritin brenda PD dhe e konsideroi të mundur Lulzim Bashën.

Pas kësaj, Lulzim Basha dha dorëheqje.

Por Partia Demokratike nuk shkoi tek Berisha.

Kështu ai nisi betejën e tij të dytë kundër Partisë Demokratike, udhëhequr nga Alibeaj, duke u bashkuar zyrtarisht me Ilir Metën.

Zgjedhjet e 14 majit 2023, kur gjithë demokratët i kishin llogaritur si betejë kundër Edi Ramës, Sali Berisha i kishte llogaritur si betejë kundër Enkelejd Alibeaj.

Dhe pas këtyre zgjedhjeve Shqipëria u skuq nga Jugu në Veri, por Sali Berisha as u skuq dhe as u zverdh, por ka tre ditë që nxin Enkeljd Alibeaj.

Edhe ky i fundit dha dorëheqje.

Sot ai është i vendosur të nisë betejën e tretë kundër PD, e cila ende nuk ka vendosur se kë do kandidojë për kryetar, që të jetë objekti i tretë i luftës së Sali Berishës.

Ata që i rezistuan në fushatë me dinjitet si Roland Bejko apo Alibeaj, po përpiqen të rezistojnë brenda PD. Por tanimë Partia Demokratike zyrtare është një konglomerat emrash dhe qëndrimesh, të cilët të çoroditur nuk dinë ç’të bëjnë me betejën e tyre me Sali Berishën.

Lexo edhe :  Fajet i ka politika dhe jo populli!

Disa mendojnë që duhet bërë paqe me të, të tjerë që duhet bërë luftë deri në fund, por në të vërtetë 300 mijë demokratë opozitarë që refuzuan Sali Berishën më 14 maj, janë më të kthjellët se 30 deputetë të cilëve u ka mbetur partia në dorë dhe nuk dinë çfarë të bëjnë.

Madje më të kthjellët se këta që kanë mbetur tek PD zyrtare, janë dhjetëra kandidatë të primareve të Sali Berishës, të cilët shkuan me të për pragmatizëm politik, dhe panë se ai ishte fatkeqësia politike e tyre.

Figura premtuese politike si Igli Cara, Këlliçi, Boçi, Spahia etj, janë humbës, jo për faj të tyre, por për shkak të Sali Berishës dhe peshës së krimeve të tij në shoqërinë shqiptare.

Ata janë të sakrifikuarit e tij të fundit, që janë më të qartë se këta që nuk janë as me Berishën, as kundër Berishës.

Sali Berisha, i cili e ka të qartë që e ka të humbur betejën në popull, po përpiqet ta mbajë betejën tek udhëheqja e PD, që të duket si fitimtar, kur është ditë e më ditë më humbës.

Në betejën e parë më 6 mars mundi Lulzim Bashën, në betejën e dytë më 14 maj mundi Enkelejd Alibeajn, në betejën e tretë nuk di kë do mundi, por di që Edi Rama do të jetë kryeministër me dy të tretat e votave, nëse vazhdon me këto ritme kundër PD, Sali Berisha.

Dhe atëherë Berisha do thërrasë përsëri “fitore”, por në oborrin e SHQUP nuk do ketë askënd për të duartrokitur. Thjeshtë do të duket si një plak i çmendur që flet me vete rrugëve.

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV