Europa League/ Gjithçka e hapur në sfidën mes Sevilla dhe Juventus, formacionet zyrtare

Sevilla dhe Juventus zhvillojnë ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Evropës në Estadio Ramon Sanchez-Pizjuan.

Në takimin e parë të zhvilluar në Allianz Stadium, skuadrat shënuan nga një gol, me Juventusin në veçanti që i shpëtoi humbjes në minutën e fundit.

Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Jose Luis Mendilibar Etxebarria dhe Massimiliano Allegri, të cilët i kanë zgjedhur formacionet që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Sevilla: Bounou; Jesus Navas, Badé, Gudelj, Acuña; Fernando, Torres, Rakitic; Ocampos, Bryan Gil; En-Nesyri.

Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Iling-Junior; Di Maria; Kean.