Kush është ish-banorja e BB VIP që e thërret Luizin ‘biri’?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luiz Ejlli dhe Valbona Mema ia kaluan shumë mirë bashkë kur kanë qenë të dy bashkë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Edhe pasi këngëtarja e njohur doli për arsye personale nga “Big Brother VIP 2”, ajo vijoi që ta mbështeste Luizin dhe gjithmonë thoshte se ai do ishte fituesi i këtij edicioni të reality show-t.

Nga ana tjetër, këngëtari i dashur për publikun thoshte se në dasmën e tij me Kiara Titon, Mema do të ishte jo vetëm e ftuar por edhe do të këndonte.

Po si është raporti tani që BB VIP ka përfunduar?

Valbona ka postuar ditën e sotme një fotografi ku shfaqet së bashku me Luizin. “Biri”, shkruan këngëtarja krahas fotos që shfaqet duke puthur në faqe Ejllin.

Ky i fundit ende nuk e ka ripostuar këtë imazh në “Instastory”-in e tij, por siç thotë edhe ai vetë, ‘nuk merr vesh shumë nga “Instagram”’.

  • foto galeri

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV