“Largimi yt çlirim për demokratët”/ Alibeaj i kundërpërgjigjet Berishës:Dorëheqja ime akt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha, sot në një deklaratë për mediat, është shprehur se Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha janë të përjashtuar nëjherë e mirë nga PD-ja.

Ai deklaroi se Alibeaj dhe Basha janë pengjet e Ramës dhe se kanë marrë një shpërblim prej tij në shumën 220 mijë euro.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar Enkelejd Alibeaj në një status në rrjetet sociale, ku i kundërpërgjigjet Berishës dhe thotë se largimi i tij do të jetë një çlirim dhe frymëmarrje për demokratët.

Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!

Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij.

Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka.

Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta.” shkruan Alibeaj.

Të fundit

Edhe pse të divorcuar, veprimi i Angelina Jolie po e shkatërron Brad Pitt

Beteja e gjatë e Brad Pitt dhe Angelina Jolie për kujdestarinë e fëmijëve ka marrë një kthesë shqetësuese për...

“Black-out” total/Spanja, Franca dhe Portugalia zhyten në terr, kaos në rrugë e aeroporte

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike prek të gjithë Spanjën: Red Elétrica aktivizon një plan emergjence për rivendosjen e energjisë elektrike. Fuqia ka rënë në...

Kush po e “ringre” PD nga gremina?

Nga ARTUR  AJAZI Një parti që ka mbi 12 vjet që ka ikur nga pushteti me mbi 1 milion vota, një parti që sa ishte...

“Plani ynë i pensioneve ofron më shumë”/ Rama: Ata që bëjnë premtime s’kanë gjë në dorë

Kryeministri Rama në një takim me qytetarët në zonën e Shkozës, u ndal tek skema e pensioneve. Rama tha se plani i qeverisë për...

“Kam parë shumë si puna jote”/ Rama debate me qytetarin: Nëse je burrë…!

Kryesocialisti Edi Rama në fund të vizitës dhe diskutimit me qytetarët te ish-Uzina e Autotraktorëve në Tiranë, pati një diskutim jashtë radhe me qytetarin që deklaroi...

Lajme të tjera

Web TV