Moti i tërbuar në Itali, shkon në 13 numri i viktimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 13 persona kanë vdekur nga vërshimet në rajonin verior italian Emilia-Romana, duke shkaktuar dëme në vlerë prej miliarda eurosh.

Guvernatori rajonal tha se sektori i bujqësisë është goditur më së shumti.

Shirat e rrëmbyeshëm këtë javë kanë goditur pjesën lindore të këtij rajoni, të njohur si Romana, duke shkaktuar mbi 300 rrëshqitje të dheut, duke nxjerrë nga shtrati 23 lumenj dhe duke shkatërruar 400 rrugë. Si pasojë e reshjeve, 23 komuna janë përmbytur.

 

“Ne po përballemi me një tërmet të ri”, tha presidenti i rajonit Emilia-Romana, Stefano Bonaccini, duke kujtuar tërmetin e vitit 2012 që kishte shkatërruar mijëra shtëpi në këtë rajon.

Ai tha se pas tërmetit, gjithçka në këtë rajon u rindërtua dhe “përvoja na ka mësuar se kjo mund të bëhet dhe jam i sigurt se sërish do të rindërtojmë gjithçka”.

Numri i viktimave u rrit të enjten, duke shkuar në 13, pasi u zbuluan trupat e pajetë të katër personave. Sipas autoriteteve lokale, në qytetin Rusi, dy persona të moshës 73 dhe 71 vjeç, u gjetën së bashku në shtëpinë e tyre.

Sipas shoqatës së bujqësisë, mbi 5.000 ferma janë nën ujë në këtë rajon, përfshirë edhe fusha të mbjella me grurë dhe drithëra të tjera.

“Ne veçse kemi vlerësuar se janë shkaktuar dëme prej pothuajse 1 miliard eurosh, prandaj imagjinoni se sa kjo shifër do të rritet”, tha Bonaccini.

Vërshimet janë në mesin e disa ngjarjeve të motit ekstrem që kanë goditur Italinë gjatë këtij viti.

Qeveria ka premtuar se do të japë edhe 20 milionë euro shtesë për ndihmë emergjente, përveç 10 milionë eurove që kishte ndarë për përgjigje ndaj vërshimeve para dy muajve, që vranë të paktën dy persona.

Lexo edhe :  Gati dokumenti, BE do akuzojë formalisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike

Të paktën 10.000 persona janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, dhe banorët që janë ende në zonat e prekura nga vërshimet kanë mbetur pa energji elektrike.

Edhe gara e Formulës 1 u anulua për shkak të vërshimeve.

Kjo është hera e dytë brenda këtij muaji që rajoni Emilia-Romana përballet me mot të keq. Shirat e mëdha vijnë disa muaj pasi ky rajon u përballë me thatësira./REL

Të fundit

“Ore mashtrues, s’pi unë kafe me ty”/ Bert Xhabafti në Vorë përplaset me Flamur Nokën

Bert Xhabafti është përplasur me Flamur Nokën në një prej qendrave të votimit në bashkinë e Vorës. Duket se...

Votimet në rang vendi për zgjedhjet e 11 Majit, ja qarku ku ka më shumë pjesëmarrës

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 10:00 ka qenë 13.54%. Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm...

‘Ka të armatosur afër qendrave të votimit’/ Denoncon Korreshi: U përballa me tre grupe

Kandidati i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka bërë akuza të rënda për tentativat e intimidimit të qytetarëve në qytetin e Lushnjës. Ai deklaroi se...

Zbardhet sherri brenda qendrës së votimit/ Komisioneri i PS i ngacmoi të bijën demokratit

Një incident i pazakontë është shënuar ditën e sotme ku po mbahen votimet në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare. Në Pogradec, një prej simpatizantëve...

Krimet zgjedhore/ Fotografim vote dhe votim “familjar”, regjistrohen 2 procedime penale

Dy procedime penale ka nisur prokuroria e Elbasanit sot teksa mësohet se njëri rast ka të bëjë me fotografimin e një fotografim vote dhe...

Lajme të tjera

Web TV