Zv.ministri i Jashtëm grek takon Fredi Belerin në paraburgim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.ministri i Jashtëm grek Miltiadhis Varvicioti ka zhvilluar një takim me Fredi Belerin në paraburgimin e Vlorës. Që në krye të herës ai e ka quajtur të papranueshëm arrestimin Belerit, nën akuzën për blerje votash.

Kjo është vizita e dytë brenda pak ditësh në qeli për Fredi Belerin. Më herët ka qenë ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Theocharis Lalakos.

Fredi Beleri qëndron prej 6 ditësh në burg ku akuzohet për blerje votash, e ndërsa nga qelia mësoi se arriti të fitonte dhe të shpallej kryebashkiak në Himarë.

Ndërkohë, sot ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare që të lënë të lirë kandidatin fitues të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Diplomati grek u shpreh se nuk e kupton se përse Beleri ndodhet ende në paraburgim, teksa kërcënoi se kjo situatë mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Të fundit

Emocionet i marrin kontrollin/ Braçe thyen rregullat e fushatës,

Në mbylljen e fushatës së PS, fjalën e mori Erion Braçe kandidati për deputet në listën e hapur të...

“Njëshi i Greqisë në Tiranë!”/ Berisha e mbyll fushatën me flamurin helen

Partia Demokratike ka mbyllur fushatën elektorale në Tiranë. Sali Berisha është shfaqur në krah të Chris LaCivita dhe një flamuri grek. Ndaj me ironi gazetari Mero...

‘Një kryeministër i ri do të vijë…’ / Astrologia e njohur bën parashikimin e bujshëm

Vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 Majit, ku shqiptarët me votën e tyre do të zgjedhin kryeministrin e ri dhe qeverinë...

PS mbyll fushatën/ Balla thirrje diasporës: Dërgoni dhe ato pak vota që kanë ngelur

Në takimin përmbyllës të Partisë Socialiste në Tiranë, Taulant Balla përshëndeti dhe falenderoi votuesit në diasporë për pjesëmarrjen e tyre të kënaqshme në zgjedhjet...

“Ferri mbi tokë”, lufta në -60 gradë celsius me mijëra të viktima, por jo nga armët

Konflikti mes Indisë dhe Pakistanit për rajonin e Kashmirit ka nisur që në vitin 1947, menjëherë pas ndarjes së Indisë Britanike dhe krijimit të...

Lajme të tjera

Web TV