Benet Beci në takimin falënderues: Mirënjohje ata që më bënë qytetar të parë të Shkodrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, iu ka shprehur mirënjohjen e tij të gjithë qytetarëve dhe atyre që ia besuan kandidaturën për këtë bashki.

Nga teatri “Migjeni”, Benet Beci është shprehur se kjo është një nga eksperiencat më të jashtëzakonshme të jetës së tij.

Beci tha se të qenurit qytetar i parë i Bashkisë Shkodër do të thotë të zgjohet i pari dhe të fle i fundit teksa premtoi se kjo bashki do të jetë ajo e “dyerve të hapura për qytetarët”.

Benet Beci: Për mua kjo është një nga eksperiencat më të jashtëzakonshem të jetës time. Unë ndjej mirënjohje të madhe për të gjithë ata që më bënë qytetar të parë të Shkodrës, të zgjohemi i pari dhe të fle i fundit.

Do të doja të krijoja një eksperiencë të re, të një bashkie me dyer të hapura, si një nga kolonat e rëndësishme të mirënjohjes stime për qytetin.

Një ditë në javë do të jetë bashkia e dyerve të hapura ku do të presë dhe përcjellë dhe do të diskutojë me secilin për të zgjidhur hallet dhe problemet në qytet.

Të aktivizojmë dhe platformën dixhitale të bashkëqeverisjes që kryetari të jetë në dijeni të problemeve të bashkisë.

Me kryeministrin, bisedat për Shkodrën kanë qenë pjesë e bisedave të hershme tona dhe sot është nxitësi kryesor që projektet të realizohen. Uroj që kryeministri dhe qeveria do ta kenë Shkodrën të parën në top listën e prioriteteve të tyre.

Të fundit

“Izraeli vret palestinezë të pafajshëm”. Aktivistët spërkasin me bojë një avion

Nga Sally Rooney Më 20 qershor, në një rrëfim që tashmë është bërë tmerrësisht i njohur, forcat izraelite hapën zjarr...

Turqia ngjitet në vendin e katërt në turizmin botëror

Turqia është ngjitur në vendin e katërt në turizmin botëror, njoftoi ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy. Sipas të dhënave të Organizatës...

Nis sot Samiti i NATO-s në Hagë, fokusi te lufta/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen sot dhe nesër në Hagë të Holandës për një samit vjetor mes luftës të Rusisë në...

Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, rriten aksionet globale

Aksionet globale u rritën dhe dollari vazhdoi rënien të martën, ndërsa hyri në fuqi një armëpushim për t’i dhënë fund një lufte 12-ditore midis...

Matura Shtetërore, zhvillohet këtë të martë provimi i Lëndës me Zgjedhje

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen të martën provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje. Provimi nis në orën 10:00...

Lajme të tjera

Web TV