Ibrahimaj jep lajmin e mirë: Në qershor do të merret rritja e PAGAVE që nga 1 prilli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha nga Shkodra se projektligji për rritjen e pagave do të votohet javën tjetër në Kuvend dhe më pas do të miratohet në Këshillin e Ministrave.

Ibrahimaj u shpreh se të gjithë punonjësit e sigurisë, arsimit, shëndetësisë dhe të gjitha nivelet e administratës, në qershor do marrin pagat e rritura bashkë me shtesën e muajit prill që nuk e morën për shkak të shtyrjes së miratimit të vendimit.

“Projektligji për rritjen e pagave pritet të miratohet javën e ardhshme në kuvend dhe më tej do vijohet me miratimin e akteve nënligjore që rritja e pagave të bëhet realitet për punonjësit e sigurisë, shëndetësisë, arsimtarët dhe të gjithë administratës.

Ky do të jetë hapi i parë këtë vit. Pagat në qershor do jenë të rritura dhe do kenë shtesën që nuk keni marrë në prill.

Në mes të vitit të ardhshëm pagat do kenë një rritje me 30-60 për qind”, tha ministrja.

Të fundit

Mbi 80,000 të evakuuar dhe 30 viktima/ Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Pekin (VIDEO)

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 80,000 të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre,...

Zjarret “rrethojnë” Turqinë, gjendje e rëndë në Greqi dhe Bullgari

Zjarrfikësit turq kanë luftuar me flakët pasi të hënën kanë përfshirë tre provinca të shtetit, si pasojë e erërave të forta që frynë pas...

Spanja do të hedhë nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës

Spanja tha të hënën se do të hidhte nga ajri 12 ton ushqime në Gaza këtë javë, ndërsa uria kërcënon territorin palestinez pas 21...

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer, ka ndezur debat me deklaratat...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Lajme të tjera

Web TV