U përplas për vdekje mbrëmë nga një automjet, identifikohet viktima në Lezhë

Një ditë pas aksidentit është identifikuar personi që u përplas nga një mjet mbrëmjejn e djeshme në dalje të qytetit të Lezhës.

Mësohet se viktima është Zef Kacoli 50 vjeç nga Puka. Këmbësori ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës, kur u përplas për vdekje nga një automjet drejtuesi i të cilit është arrestuar nga Policia.

Pas aksidentit 50-vjeçari u nis drejt Spitalit të Traumës, por për shkak të plagëve të marra humbi jetën gjatë rrugës.