Të shtëna me armë në Serbi, dy të plagosur

Dy persona të moshës 20 dhe 30 vjeç janë gjetur të plagosur para një restoranti në Maksima Gorki, shkruajnë mediat serbe.

“Rreth orës 19:40, në Maksim Gorki është qëlluar një 26 vjeçar, ndërsa një burrë tjetër rreth 30 vjeç është gjetur gjithashtu me plagë me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Një i ri ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa një tjetër është plagosur aksidentalisht nga një plumb, sipas dëshmitarëve okularë.

Një numër i madh i patrullave të Njësisë për Intervenim janë në terren, ndërsa qarkullimi në këtë pjesë të Beogradit është ndërprerë.