24 maji/ Dita botërore e skizofrenisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ÇFARË ËSHTË SKIZOFRENIA?

Skizofrenia ёshtё njё nga sёmundjet mё tё rёnda tё shёndetit mendor. Kostoja emocionale e kёsaj sёmundjeje pёr ata qё e vuajne dhe familiarёt e tyre ёshtё shumё e lartё. Kjo sёmundje qё nёnkupton njohjen teper tё gabuar tё realitetit tё ​​​​​​​brendshёm dhe tё jashtёm , gjatё tё cilit personi i prekur reagon nё mёnyrё qё dёmton jetёn e tij /saj.

Kjo njohje e gabuar e realitetit ёshtё thelbi  psikotik i sёmundjes dhe qё manifestohet me crregullimet e percepsionit, tё mendimit, emocioneve, tё folurit dhe aktiviteti fizik.

SI VENDOSET DIAGNOZA?

Diagnoza e kёsaj sёmundjeje vendoset nё bazё tё historisё sё pacientit dhe tё vrojtimeve mbi pacientin, pёr arёsye se asnjё test laboratorik i pavarur nuk ёshtё nё gjendje tё verifikojё praninё ose mungesёn e crregullimit.

Meqёnёse diagnoza ka domethёnie tё rёndёsishme pёr prognozёn dhe trajtimin, profesionistёt e shёndetit mendor kanё luftuar pёr mё shumё se njё shekull  tё formulojnё kritere tё sakta pёr identifikimin e individёve qё vuajnё nga skizofrenia.

Historia e sёmundjes duhet tё pёrmbledhi simptoma pёr njё periudhё  tё paktёn  6 muaj tё pacientit.

Shkaktari i skizofrenisë është ende i paqartë. Disa teori në lidhje me shkakun e kësaj sëmundje përfshijnë: gjenetikën (trashëgimia), biologjinë (mosbalancimi në kiminë e trurit), ose infeksionet virale dhe çrregullimet imune.

SHENJAT KARAKTERISTIKE TË SKIZOFRENISË

► Deluzionet: nё kёtё sёmundje janё tё zakonshme besimet e gabuara, tё cilat nuk mund tё korigjohen edhe kur personi vendoset pёrpara fakteve, por ato ndryshojnё mёnyrёn e tё menduarit dhe funksionimin e pacientit. Tё zakonshme janё idetё e referencёs dhe deluzionet e persekutimit.

► Halucinacionet:  janё zёra ose figura qё pacienti i percepton kur ato nuk egzistojnё fare nё ambjentin ku ai jeton dhe i percepton. Zёrat halucinatorё mund tё jenё tё rezikshёm pёr vetё pacientin ose pёr tё tjerёt, nёse pacienti u bindet komandave tё tyre. Pacientёt tregojnё pёr zёrat qё komandojnё sjelljet e tyre.

Lexo edhe :  Endri Shabani paralajmëron: Një kompani ndërkombëtare do numërojë votat

► Çrregullime emocionale, toni i mpirё ose sheshimi emocional. Pacienti skizofren ёshtё aq shumё pa shprehje sa duket sikur ka vёnё njё maske nё fytyrё, ose mund të ketë emocione të papërshtatshme me realitetin (qesh kur duhet të qajë dhe e anasjellta..)

► Çrregulimet e vullnetit: vullneti dhe aftёsia e pacientit pёr tё realizuar plane mund tё paralizohet nga negativizmi ose nga frika iracionale e fuqive tё tij destruktive.

► Çrregullimet e tё folurit: humbja e lidhjes sё mendimeve, inkoherenca (i pakptueshёm kur flet), konkretizimi, gjuha “privte” qё kuptohet vetёm nga pacienti, varfёrimi i tё folurit dhe pёrsёritja e pakuptimtё e fjalёve.

►  Çrregullimet e aktivitetit motor: veprimtaria mund tё pakёsohet nё mёnyrё tё dukshme, si nё rastin e simptomave negative ose tё shtohet si nё gjendjet e eksitacionit. Personat mund tё kryejnё veprime si tё robotit, manjerizma bizarre (pa kupti, te cuditshme), ose ekopraksi.

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV