Ditën e sotme senatorët amerikanë do të vizitojnë Tiranën, Kim del me mesazhin e koduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të një turi rajonal, senatorët e SHBA Chris Murphy dhe Gary Peters vizituan ditën e sotme Shqipërinë.

Ata zhvilluan takime me presidentin, Bajram Begaj dhe me kryeministrin Edi Rama e në këto takime ishin të shoqëruar nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Kim ka reaguar së fundmi në lidhje me këtë vizitë të senatorëve ku ka cituar Murphy, i cili më parë reagoi në Twitter duke shkruar se SHBA nuk ka mik të mirë në botë se Shqipëria, ndërsa vetë im shton së bashkëpunimi mes vendeve është më i rëndësishëm se kurrë.

“Është kënaqësi të kesh senatorë Chris Murphy dhe Gary Peters në Shqipëri për të forcuar marrëdhëniet amerikane me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

Siç tha senatori Murphy, “SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria”.

Si aleatë të NATO-s dhe anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, bashkëpunimi ynë për çështjet rajonale dhe globale nga mbështetja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, te refuzimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, te largimi i miqve afganë nga rreziku, te forcimi i mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike, është më e rëndësishme se kurrë”, shkroi Kim.

Të fundit

10 ditë përvëlim! Meteorologia jep alarmin: Ja qytetet ku temperaturat kalojnë 40 gradë

Dhjetëditëshi i parë i korrikut do të jetë shumë nxehtë dhe i padurueshueshëm. Paralajmërimi u dha nga meteorologia ,...

Katari hedh kandidaturën për Botërorin e Klubeve 2029

Katari ka shprehur interes për të pritur Kupën e Botës për Klube 2029. Ashtu siç organizoi Botërorin e kombëtareve në vitin 2022, edhe për...

Sezoni turistik veror, Policia e Kosovës dhe Shqipërisë nisin patrullimin e përbashkët

Që prej ditës së sotme ka nisur zyrtarisht patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit në Shqipëri, në kuadër të...

Tritan Shehu: Kush nuk do Berishën, nuk do luftën opozitare

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, në një intervistë për News 24, theksoi se Sali Berisha vazhdon misionin për të mbrojtur dhe vendosur demokracinë në...

Reja ‘monstruoze’ në plazh që u bë virale/ Çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?

Një pamje e rrallë e një reje të ngjashme me cunami në Portugali të dielën, i la disa pushues të habitur. Siç shihet në videon që u bë...

Lajme të tjera

Web TV