Gjendet e vdekur 49-vjeçarja në Kolonjë, kishte humbur kontaktet 4 ditë më parë

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur mesditën e sotme në Kolonjë. Sipas informacioneve praprake mësohet se trupi i pajetë është gjetur në fshatin Goxhdarazhd dhe dyshohet se i përket 49-vjeçares, Mimiza Kristo.

Mimoza Kristo dy ditë më parë u denoncua si e zhdukur nga familjarët pasi nuk kishin kontakte me 49-vjeçaren që prej datës 20 maj.

Mimoza Kristo vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe nga burime konfirmohet që trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit e saj në afërsi të banesës në fshatin Goxhdarazhd.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota, pasi nuk dihet nga se i është shkaktuar vdekja.