“Kur i thashë Pandit të shkojë në Kukës…”, Rama tregon se cili ishte “çelësi” i fitores

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeminsitri Edi Rama ka vijuar turin e tij falenderues, ndërsa sot është ndalur në Kukës. Gjatë fjalës së tij Rama tha se “çelësi” i fitores në Kukës ishte Pandeli Majko.

Ai tha se në momentin që i kërkoi Majkos që të shkonte si drejtues politik në Kukës, përgjigja e këtij të fundit ishte: “Seriozisht e ke ti”…

Në këtë fitore të madhe edhe Kukësin e Tropojën i llogarisja të diskutueshme me zor të madh se dukeshin të vështirë megjithëse nga marsi në prill sidomos në fund të prillit sondazhet filluan të ndryshojnë në mënyrë të çuditshme dhe u bë shumë e ngushtë diferenca dhe ajo që ishte më inkurajuese e që kisha frikë ta besoja që të mos zhgënjehesh, ishte që trendi ishte në rritje i PS-së që e reflektonte edhe fryma që gjenim për takime në territor. Kur shikoni pjesëmarrje se shpeshherë ata që merren me analiza mbyten në një pikë ujë por pjesëmarrja llogaritet me të gjithë listën e votuesve. Duke marrë një llogari të përafërt i bie që jemi mbi 50% pjesëmarrje e në disa zona edhe 70%. Organizimi jonë ka qenë shumë i mirë, kemi arritur objektivat, kanë punuar shumë mirë patronazhistët e aktivistët. Janë bashkuar të gjithë forcat në këtë bashkim. Një rol të të në këtë rezultat ka pasur dhe Pandi e do ia kujtoj që kur unë i kam thënë do të shkosh në Kukës më pa sikur po e çoj në internim. Nuk foli e në darkë më çoi mesazh seriozisht e ke ti? Isha i bindur 100% që do të krijonte një sinergji dhe atmosferë pozitive. Po sillet si kalë karroce thotë kali jam karrocën e kame e ngarkoje ti. Pand shumë faleminderit për punën. Një rol në këtë mes ka luajtur edhe një lëvizje që ka ndodhur djathtas, për shkak të lidhjes së kahershëm të regjimit e kanë të pamundur të votojnë majtas, por një pjesë e tyre kanë menduar s’do do të jetë më mirë për bashkinë e komunitetin, e kanë parë shumë qartë që drejtimi është për ta kaluar votën majtas. Nuk ka qenë forte e vështirë as në Shkodër, Kukës Tropojë e Kamëz, pasi kandidatët kanë qenë lehtë demokratë dhe ka fituar logjika”- tha Rama.

Të fundit

A do e mbajë premtimin e lënies së mandatit? Ja si përgjigjet Paloka

Deputeti Edi Paloka ndoqi të njëjtën linjë politike si kryetari Sali Berisha në hyrje të selisë blu mbrëmjen e...

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, thuhet në një analize të Institutit të Stokholmit për Ekonomitë në Tranzicion (SITE)....

Kjo është sasia e kremit të diellit që i duhet fytyrës

Të gjithë e dimë që mbrojtja nga dielli është thelbësore, por shumë prej nesh nuk e dinë se sa krem mbrojtës nga dielli i...

Deputetët që mbetën jashtë… nga kuota gjinore

Katër kandidatë që kanë siguruar më shumë vota se rivalët e tyre në listat e hapura nuk do të mund të jenë pjesë e...

Aksident me vdekje, makina përplas kalimtaren që po kalonte trafik ndarësen

Një aksident me vdekje është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Golemit, në Durrës. Një mjet ka përplasur një kalimtare, e cila po kalonte...

Lajme të tjera

Web TV