Rama jep lajmin/ Brenda dy javësh krijohet Task Forcë për regjistrimin e tokave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria do të ngrejë një Task Forcë që do të merret me regjistrimin e tokave bujqësore, që janë në përdorim nga fermerët pa qenë të pajisur me AMTP.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama. Gjatë turit të falenderimit, kreu i qeverisë tha se kjo Task Forcë do të krijohet brenda dy javësh.

“Po flisnim qëparë për një çështje shumë të nxehtë që është e pranishme kryesisht në zonat e veriut, që ka të bëjë me pronën dhe që ka të bëjë me tokën në fshat ku njerëzit nuk kanë probleme me njeri-tjetrin dhe ku ligji 7501 i ka penguar që të bëhen pronarë sepse ligji 7501 i fuste në sherr, ndërkohë që ata s’kanë sherr. U bë gjithë ajo punë. Thoshin të gjithë: nuk bëhet. Unë e di sesa mbledhje dhe sesa juristë janë përzier me këtë punë derisa bëmë ligjin që e krijon këtë mundësi, që njerëzit të bëhen pronarë të tokës së tyre me letra në bazë të dakordësisë që kanë me njeri-tjetrin dhe ka plot, ju e dini shumë mirë, ka plot zona ku nuk kanë sherr ata me njeri-tjetrin. Tropoja, një pjesë e madhe fare e territorit rural është kështu. Kukësi ka plot zona dhe s’kanë sherr me njëri-tjetrin.

Thjesht duhet që ne të rrisim kapacitetet. Sot kemi marrë një hap të parë dhe besoj brenda 2 javësh në qeveri do kalojmë një vendim për të kaluar një task-forcë, e cila do merret me këtë punë e besoj do jetë një task forcë e kryeministrisë për të ndihmuar bashkitë e Kukësit, të Tropojës, të Shkodrës, të Malësisë së Madhe, për një pjesë të territorit që kanë dhe bashki të tjera, që kanë këto probleme, në mënyrë që të ecim shumë më shpejt me regjistrimin e këtyre tokave sepse kjo do të thotë që ata njerëz që i kanë tokat, që i punojnë tokat por që në mungesë të titullit të pronësisë nuk marrin dot një subvencion, nuk marrin dot një grant, nuk marrin dot një kredi, nuk bëjnë dot as një transaksion, as nuk e shesin dot, as të kenë mundësi të hyjnë në këtë, e kjo të bëjë të mundur që investime të tjera nga emigracioni, të vijnë këtu”, deklaroi Rama.

Të fundit

Përplasja SHBA-Kinë, Emmanuel Macron: Rreziku më i madh për botën

Presidenti francez Emmanuel Macron tha ditën e sotme se përçarja midis dy superfuqive, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, është...

4 kandidatë u ankuan në KQZ për vjedhje votash brenda PD, Berisha: Janë të lirë

Ndërsa kreu i PD-së Sali Berisha po pretendon me denoncime çdo ditë për “farsën elektorale" të 11 majit nga mazhoranca, në atë humbje të...

Austria ndalon martesat mes kushërinjve, hyn në fuqi në gusht

Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin...

48-vjeçari që kultivoi kanabis në Krujë vihet në pranga, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të të kultivimit të bimëve narkotike, duke arrestuar një 48-vjeçar dhe duke identifikuar bashkëpunëtorin e tij....

‘Rrezikon’ mandatin e dytë në rast rinumërimi, Shehaj bën një kërkesë zyrtare

Partia “Mundësia”, mbasi ka siguruar dy mandate në Qarkun Tiranë, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar njohjen si...

Lajme të tjera

Web TV