Bota nderon në homazhe Tina Turner! Beyonce: Mishërim i pasionit dhe fuqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Yjet e muzikës, të famshëm, politikanë  dhe fansa kanë ndëruar në homazhe mbretëreshën e Rock and Rollit, Tina Turner. Beyoncé tha se ajo ishte “mishërimi i pasionit dhe fuqisë”, ndërsa Sir Mick Jagger e quajti atë një “shoqe të mrekullueshme” dhe interpretuese “jashtëzakonisht të talentuar”. Turner u vlerësua gjithashtu nga Mariah Carey dhe Oprah Ëinfrey si një “e mbijetuar” që kapërceu vitet e abuzimit në familje.  Joe Biden, veçoi se Turner e kishte filluar jetën si bijë fermeri dhe përshëndeti “talentin e saj”. Këngëtarja e shpirtrave u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare të mërkurën në shtëpinë e saj në Zyrih të Zvicrës.

“Me muzikën e saj dhe pasionin e saj të pakufishëm për jetën, ajo magjepsi miliona fansa në mbarë botën dhe frymëzoi yjet e së nesërmes. Sot i themi lamtumirë një shoqeje të dashur që na lë të gjithëve veprën e saj më të madhe: muzikën e saj. Gjithë dhembshuria jonë e përzemërt shkon për familjen e saj. Tina, do të na mungosh shumë”, thuhet në një deklaratë në faqen e saj të verifikuar në Facebook .

Nuk u dha asnjë shkak, por vitet e fundit diva e muzikës kishte vuajtur një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë një goditje në tru dhe sëmundje të veshkave. E njohur si Mbretëresha e Rock and Roll-it, Turner ishte kengëtarja që ndizte zjarr skenat më të mëdha të botës, një nga vokalistet e paharruara të brezit të saj. Filloi karrierën në vitet 1950 dhe fitoi famë me Ike Turner Revue, përpara se të rishfaqej si një yll solo në vitet 1980. Këngëtarja amerikane Gloria Gaynor tha se Turner “hapi rrugën për kaq shumë gra në muzikën rock”.

“Ajo bëri me shumë dinjitet dhe sukses atë që shumë pak do të kishin guxuar ta bënin në kohën e saj dhe në atë zhanër të muzikës”.

Lexo edhe :  Vendet më të prirura për të kërkuar azil/ Britania drejt kufizimeve për studentët

Disa nga hitet e divës së muzikës janë:

What’s Love Got To Do With It

Simply The Best

I Don’t Wanna Lose You

Private Dancer

Proud Mary

Të fundit

Qarku Vlorë/ PS kryeson me shumicë votash, “Shqipëria Bëhet” forcë e tretë

Në Vlorë janë numëruar 198 qendra votimi nga 449 në totali, ku deri tani kryeson Partia Socialiste me  22,581 vota...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Grupi i PD-së për mediat ka njoftuar se kryedemokrati do të zhvillojë një konferenë me gazetarët në orën 13:30. Konferenca do të zhvillohet në sallën “Azem...

Delvina voton PS, përfundon numërimi i votave për subjektet

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike edhe në KZAZ 90, të bashkisë së Delvinës. Sipas tabelës së rezultateve të publikuar në...

“Kandidatja e krimit”/ Socialistja Sara Mila falenderon Berishën: Reklamë fantastike!

Kandidatja e PS në Elbasan, Sara Mila, e bërë e njohur gjatë fushatë elektorale nga përmendjet e shpeshta të Sali Berishës, që e etiketonte si kandidate e krimit. Sara...

Hasi zgjedh Partinë Demokratike, përfundon procesi i numërimit të votave!

Hasi ka mbyllur procesin e numërimit të votave, teksa fituese është Partia Demokratike. PD-ja ka marrë 3547 vota, PS-ja 2231 dhe PSD 841 vota. Partitë...

Lajme të tjera

Web TV