Manchester United mposht me “Poker” Chelsean dhe siguron pjesëmarrjen në Champions

MANCHESTER, ENGLAND - MAY 25: Bruno Fernandes of Manchester United celebrates with Fred and Marcus Rashford after scoring the team's third goal during the Premier League match between Manchester United and Chelsea FC at Old Trafford on May 25, 2023 in Manchester, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Manchester United fitoi 4-1 përballë Chelsea, duke siguruar rikthimin në Champions League pas një viti mungesë. Skuadra e Erik ten Hag dominoi plotësisht “Blutë e Londrës” dhe e meritoi fitoren.

Casemiro hapi serinë e golave me një realizim me kokë, ndërkohë që në pjesën e parë shënoi edhe Anthony Martial. Në pjesën e dytë shënuan edhe Bruno Fernandes (p) dhe Marcus Rashford.

Ndërkohë, Joao Felix realizoi golin e nderit për Chelsea një minutë përpara fundit. Festë tek United që sezonin e ardhshëm do të garojë sërish mes më të mirëve të Europës.