“Mos bëni shaka”/ Berisha tallet me rikthimin e Bashës: Vegël në duart e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha, është tallur me rikthimin e ish-kreut të PD-së, Lulzim Bashës në krye te kësaj partie.

I pyetur nga gazetarët nëse i frikësohet rikthimit të Bashës, Berisha iu përgjigj në mënyrë ironike duke i kërkuar që të mos bëjnë shaka.

Ndër të tjera ai tha se Bashën, kryeministri Edi Rama e përdor si do ai.

‘Ç’më tremb ai mua, po e përdor Rama si do. Mos bëj Shaka.(Qesh) Të pyes a lejon Rama apo jo, është vegël në duar të Ramës.

Bën se çfarë i thotë Rama.’- tha Berisha.