Mbahet sot tubimi i presidentit Vuçiç, autobuzë me detyrim nga i gjithë Ballkani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb Aleksander Vuçic po kalon momentin më të vështirë që kur ka marrë pushtetin. Protestat që përsëriten javë pas jave, dhjetëra mijëra qytetarë në rrugët e Beogradit, bllokada, vënia në pyetje e mbështetjes nga SHBA-të, kërkesat për Kosovën… e kanë vënë në një presion të paparë me parë Aleksandër Vuçicin.

Qytetarët serb jane dyndur në rrugët e Beogradit, me pjesëmarrje nga më të lartat në këto 11 vite të regjimit të Vuçiqit në manifestimin“Serbia kundër dhunës”.

Si një veprim dëshpërues, Vuçiç ka planifikuar sot një kundër tubim në të cilin nën presion dhe shantazh do të sillen me autobusë qytetarët nga të gjitha pjesët e Serbisë. Mitingu i Vuçiqit në Pançevë tregoi se mbështetësit e SNS-së nuk janë më të gatshëm të mbështesin pa kushte qeverinë e tij. Nje pjesë e tyre u përpoqën të largoheshin nga tubimi duke thirrur “ne nuk jemi bagëti”, ndërsa sigurimi u përpoq t’i ndalonte.

Gjatë asaj kohe është folur edhe në SHBA për regjimin e Aleksandër Vuçiçit shkruan ekspres.  Shkrimi i “New York Times” për lidhjet e autoriteteve serbe me huliganët dhe krimin e organizuar ishte temë në Senatin Amerikan dhe këshilltari i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, deklaroi se besonte se raportimi i gazetës ishte i besueshëm. Ai tha se do të testonte besueshmërinë e Serbisë si partner dhe i bëri thirrje “Vuçiçit dhe kolegëve të tij të japin llogari për korrupsionin”.

Edhe pse tragjeditë dhe protestat janë në hije, presionet rreth Kosovës vazhdojnë gjatë gjithë kohës. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar pret që marrëveshja e pranuar nga Vuçiç dhe Albin Kurti në shkurt dhe mars të zbatohet plotësisht deri në fund të verës dhe senatorët thonë se marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet deri në fund të vit.

Lexo edhe :  "Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë"

Diplomati Sreçko Gjukiç beson se në këtë moment gjithçka që lidhet me politikën e brendshme dhe të jashtme ishte përqendruar kundër Aleksandër Vuçiçit. Ai thotë për “Nova” se Vuçiç nuk ka arritur të qetësojë skenën e brendshme në vend dhe as të krijojë marrëdhënie më të favorshme në mjedisin ndërkombëtar.

“Për 10 vjet, Perëndimi ndoqi një politikë jashtëzakonisht të butë ndaj SNS. Ata mund të bënin praktikisht çfarë të donin, dhe qëllimi kryesor ishte ta çlironin Kosovën. Tani kjo është e dhënë. Ajo që u arrit rreth Kosovës nuk mund të zhbëhet.Tani po lindin probleme të mëdha nga jashtë dhe Perëndimi thotë – ne kemi rezultat, dhe ju shikoni si do të bëni dhe çfarë do të bëni”, vlerëson Gjukiç.

Të fundit

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u...

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie,...

Flet psikologu: Dy faktorë të fshehur që po shkatërrojnë marrëdhënien tuaj

Psikologu i njohur dhe themeluesi i platformës së këshillimit online Awake Therapy, Mike Travers, ka ndarë për revistën Forbes dy nga faktorët më të...

Çfarë na provuan zgjedhjet e 11 majit!

Nga Denis Dyrnjaja Përveç rezultatit zyrtar ku PS mori një mandat tjetër qeverisës dhe PD e aleatët e saj një mandat tjetër për të qenë...

Rrëfimi i këngëtares shqiptare: Si i shpëtova përdhunimit nga fqinji

Një prej banoreve të “Ferma VIP”, këngëtarja e njohur e viteve ’90, Elinara Shehu, ka ndarë me publikun një përvojë traumatike që ka përjetuar...

Lajme të tjera

Web TV