Ish-deputeti i PD ‘zbërthen’ skemën e Bashës: Ai nuk është rikthyer, aty ka qenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në një intervistë televizive, ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj në lidhje me rikthimin në skenën politike të Lulzim Bashës, Haklaj u shpreh se Basha nuk është rikthyer por ka qenë në skenë dhe sipas tij thjesht doli të vazhdojë misionin.

“Lulzim Basha aty ka qenë nuk është rikthyer, por doli për të vazhduar misionin që ia kërkon momenti historik që po kalon demokracia shqiptare.

Basha shpalosi një pjesë të një platformë apo një doktrine që do ta quaja doktrina Basha, që do të jetë platformë që duhet të kalojë PD tek ristrukturimi dhe ringritja e saj dhe krijimi i një fronti të djathtë për të çliruar demokracinë shqiptare dhe opozitarizmi në përgjithësi nga kthetrat e Trekëndëshit të Bermudës të mbajtur prej shumë vitesh.

Historia e mendimit politik botëror njeh doktrinën Monro, njeh doktrinën Trumën, Regan, Klinton,etj dhe unë doktrinën Basha do ta krahasoja me doktrinën Klinton që doli në vitet ’92, me një doktrinë të qartë që vinte pas shembjes së murit të Berilinit pra pas shembjes së komunizmit.

Z. Basha dje perifrazoi vetëm një pjesë të asaj doktrine i cili zgjodhi një grup të rinjsh që në mënyrë simbolike përfaqësonin pjesën bojkotuese të 14 majit.

Sepse janë rreth 300 mijë veta votues të opozitës që kanë bojkotuar opozitën shqiptare”, u shpreh ish- deputeti.

Të fundit

Prag Euro 2024, Duka: Tani fillon pjesa më e bukur

Shqipëria mundi 3-1 Azerbajxhanin, në miqësoren e fundit para Europianit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka...

E rëndë në Danimarkë, kryeministrja Frederiksen sulmohet fizikisht

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen është sulmuar fizikisht nga një burrë në qendër të Kopenhagenit të premten në mbrëmje, sipas një deklarate zyrtare. Incidenti ndodhi...

Modelja e famshme dedikim për të dashurën e saj: Dy vjet plot jetë

Cara Delevingne nuk mund të ishte më e dashuruar, duke i dedikuar fjalë plot dashuri partneres së saj Minke me rastin e përvjetorit të...

Mediu: Vota e diasporës, PS nuk ka vullnet

Deputeti Fatmir Mediu, kryetar i PR-së, për emisionin Sintezë në Neës24, ku është diskutuar mbi të drejtën e votës së diasporës shqiptare në zgjedhje,...

Pentagoni shfaq muskujt, teston raketat balistike ndërkontinentale

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka kryer dy teste të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM) gjatë tre ditëve të fundit, duke i përshkruar lëshimet si...

Lajme të tjera

Web TV