U hetua për spiunazh, flet ukrainasi 1 ditë pasi doli nga burgu: Jam bloger, jo kriminel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukrainasi Fedir Alpatov, një ditë pasi Gjykata e Elbasanit e la të lirë në një deklaratë për mediat është shprehur se është thjesht një bloger dhe jo vrasës apo kriminel. Ai tha se tani kërkon të marrë makinën e tij e cila u sekuestrua 9 muaj më parë.

“Dua të marr makinën time. Ditët e mia në burg nuk ishin të mira. Unë nuk jam një kriminel, nuk jam një vrasës, jam thjesht një njëri i apasionuar pas vendeve historike. Unë jam një bloger dhe kam hobi të udhëtoj dhe vizitoj vende dhe studioj histori të shteteve të ndryshme. Unë kam qenë në vende të ndryshme në Europë, por nuk jam arrestuar, sepse nëse një vend është i braktisur mund ta vizitosh, vetëm në Shqipëri rezultoi një problem”, tha ai.

Svetlana Timofeeva, Mikahil Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov, u liruan ditën e djeshme, e enjte, nga qelia dhe do të qëndrojnë në masa më të buta sigurie. Afatet e qëndrimit të tyre në paraburgim kanë përfunduar, ndaj njëri është lënë në “Arrest në shtëpi” dhe dy të tjerë me “Detyrim paraqitje”.

Mikahil Zorin do të qëndrojë në “arrest shtëpie”, ndërsa Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fedir Alpatov do të mbajnë kontakte me shërbimin e provës deri në përfundim të hetimeve. Atyre u bllokuar pasaportat, për të pamundësuar largimin nga vendi.

Prokuroria e Elbasanit nuk i ka mbyllur ende hetimet për këta shtetas, të cilët u arrestuan në Gusht të vitit të vitit 2022 në uzinën e Gramshit, dhe është duke pritur ekspertizën e pajisjeve teknologjike që ju sekuestruan tre shtetasve të huaj.

Svetlana Timofeeva, 34 vjeç, u arrestua më 20 gusht së bashku me Mikahil Zorin, 23 vjeç dhe ukrainasin Fedir Alpatov, 24 vjeç, pas një incidenti të ndodhur brenda rrethimit të ish-uzinës së armëve në Gramsh. Zorin kundërshtoi dy ushtarakët që tentuan ta ndalonin dhe përdori spray me piper kundër tyre.

Lexo edhe :  “Paketa Maleve Kali i Trojës për Veriun”, Tabaku akuzon qeverinë për kaosin në Theth

Tre të arrestuarit njihen si blogerë dhe janë pjesë e një subkulture të quajtur “Urban Explorer” apo “Urbex”; të apasionuar për të vizituar dhe fotografuar godina të braktisura, përfshi objekte ushtarake të “Luftës së Ftohtë”. Megjithatë, prokuroria shqiptare i akuzon ata për spiunazh dhe pretendon se treshja kishte ardhur në Shqipëri për të mbledhur informata ushtarake dhe strategjike të sigurisë kombëtare.

Menjëherë pas arrestimit të këtyre shtetasve, Federata Ruse lëshoi një kërkesë për ekstradim ndaj Svetlana Timofeeva, por kjo shtetase refuzoi dhe të njëjtën gjë bënë dhe autoritetet shqiptare. Hetimet për të ishin në vijim, ndërsa vetë Rusia ishte përjashtuar nga zbatimi i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Të fundit

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume...

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Lajme të tjera

Web TV