“PE njohu pabarazinë në zgjedhje”/ Meta: Qeveria bëri gjithçka për të goditur opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta a zhvilluar sot një takim me Këshilltarët e Partisë së Lirisë të zgjedhur në më 14 maj.

Mes të tjerash Meta foli në lidhje me raportin e PE, ku tha se evidentoheshin problemet me “Lokalet2023” dhe ndërhyrja e qeverisë në to.

Meta u shpreh se një nga pikat e prekura nga raporti, ishte pikërisht shembja e Prestige Resort”, për të cilën PE ka kërkuar sot një hetim më të thelluar mbi çështjen.

“Jam këtu për të theksuar rëndësinë e angazhimit tuaj si përfaqësues të PL dhe opozitës në bashkëpunim me këshilltarët e tjerë opozitarë për të bërë një ndryshim të fportë siç e kemi premtuar para 14 majit sa i takon pushtetit vendor.

më në fund pas 4 vitesh kontrollit dhe korrupsionin absolut të pushtetit vendor i ka ardhur fundi.

besoj shumë se angazhimi juaj dhe i këshilltarëve të tjerë opozitarë do jetë inevestim i jashtëzakonshëm në mbrojtje të interesit publik.

Zgjedhjet e fundit reflektohen qartë edhe në komisionin e jashtëm të PE që sapo miratoi raportin për vendin tonë ku u theksua problemi i partive që të paraqiten në zgjedhje pa ndërhyrjen e shtetit.

E qartë që kemi të bëjmë me një njohje të pabarazisë në zgjedhje e gjithçkaje që bëri qeveria për të goditur opozitën e për të vendosur diktatin e saj mbi lirinë e votuesve për të zgjedhur.

PE shprehu shqetësimin në ngushtimin e hapësirës mbikqyrëse të opozitës.

Referimi është për rrëzimin e kërkimit të opozitës për komision mbi rolin e Ramës në rastin McGonigal.

Në raport theksohet gjithashtu se duhet hetim për shembjen e paligjshme të aseteve të mediave si “Prestige Resort”.

Nuk ka progres në pastrimin e parave”, tha ai.

Të fundit

Endri Shabani i bën puçin Lapajt, daja ngulmon sërish: Dua mandatin!

Kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni (thuhet se është daja i Endri Shabanit), i ka...

Kosovë-Serbi, a pati tension siç tha Trump? Reagon Ambasada Gjermane

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se nuk ka informacione për ndonjë përshkallëzim ushtarak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo i bëri komentet...

Influencerja nuk i mbijeton ndërhyrjejes kirurgjikale, ndërron jetë pas operacionit

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Brazil, pas ndarjes nga jeta të influencueses së njohur Natália Cavanellas, vetëm 40-vjeç. Ajo humbi jetën pas...

Italia planifikon të lirojë 10.000 të burgosur për të ulur mbipopullimin në burgje

Ministria e Drejtësisë në Itali ka njoftuar se deri në 10,000 të burgosur mund të lirohen me masa alternative si arrest shtëpie apo provë,...

Kina rikonfirmon normalizimin e raporteve me BE-në

Autoritetet kineze kanë rikonfirmuar të mërkurën se do të normalizojnë raportet me Parlamentin Evropian, teksa Pekini zyrtar ka për synim të thellojë raportet ekonomike...

Lajme të tjera

Web TV