CNN “jehonë” vendit tonë, Rama: Pushime unike për 2023-in!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para dy ditësh, media prestigjioze amerikane CNN e renditi vendin tonë si një ndër 12 destinacionet turistike të kësaj vere.

Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar faqet e gjithë artikullit në rrjetin e tij social Facebook, ku shkruan se Shqipëria është destinacioni i turizmit të qëndrueshëm.

“Shqipëria një perlë mesdhetare dhe këtë e thotë gjigandi mediatik botëror CNN që na rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion i turizmit të qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, duke ofruar eksperiencën unike të pushimeve për vitin 2023”, shkruan Rama.

CNN ka publikuar një foto nga qyteti historik i Krujës, teksa e cilëson Shqipërinë si një perlë të Mesdheut, ndërsa e rendit mes vendeve si Spanja, Austria, Tailanda, Peruja, Malta apo Italia.

“Shqipëria është një perlë mesdhetare që ka të ngjarë të jetë më pak e mbushur me njerëz këtë verë sesa Greqia dhe Kroacia. Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe të paprekura; Butrinti, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që dikur ishte një koloni greke dhe qytet romak, i braktisur më vonë gjatë Mesjetës; plus mundësi për shëtitje, ecje dhe eksplorim të jashtëzakonshëm”, shkruan CNN.

Sipas CNN , ky sezon veror do të jetë një sukses i madh udhëtimesh në mbarë botën. Globalisht, udhëtimet ndërkombëtare ishin në 80% të niveleve të para-pandemisë në tremujorin e parë të 2023, dhe një verë e fortë pritet në hemisferën veriore, sipas Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së.

Të fundit

Urdhër i ri nga Trump, Berisha: E ka me Ramën, jo me mua

Urdhri i presidentit të SHBA Donald Trump për të shtytur edhe me një vit vlerësimin e administratës amerikane për...

Ambasada Amerikane trajnon prokurorët shqiptarë, çfarë po ndodh?

Selia diplomatike e Rrugës së Elbasanit ka pritur për dy ditë më radhë prokurorët shqiptarë në një trajnim të posaçëm mbi hetimin dhe ndjekjen...

VIDEO: 34-vjeçari merr 40-vjeçarin në makinë dhe e godet me grushte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një 34-vjeçar ka marrë me forcë në automjet një person tjetër dhe e ka dhunuar...

FOTO: Rinumërimi i votave, KAS edhe ‘bufin’ ia quan të vlefshme Ramës

Në pallatin e sportit “Farie Hoti” po rinumërohen votat për Tiranën, por ky proces ka ngjallur pakënaqësi tek kandidatët të cilëve shumë vota po...

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej territorit të Ukrainës

Gjatë fjalës së tij në samitin e NATO-s në Hagë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u pyet për presidentin rus Vladimir Putin, të cilin...

Lajme të tjera

Web TV