Humbi zgjedhjet/ Berisha thirrje dëshpëruese për protesta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim të mbajtur dje me strukturat drejtuese të PD-së së drejtuar prej tij dukshëm i nervozuar nga humbja e 53 nga 61 bashkitë e vendit, u shpreh se qytetarët duhet të ngrihen në protesta masive kundër qeverisë Rama. Çfarë nënkupton Berisha me fjalën: “qytetarët të marrin vendime individuale”? Nisma e vetme e Berishës; denoncime dhe protesta!

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ndërgjegjshëm se situata në PD-në e drejtuar prej tij është mjaft e rëndë dhe pa shumë shpresë në të ardhmen, ka bërë thirrje për protesta masive të qytetarëve kundër qeverisë Rama. Në një fjali të përmendur, ka lënë të kuptohet se forma e protestës ti lihet në dorë çdo qytetari, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për mënyrën sesi mendon të protestojë çdo individ. Ai paralajmëroi protesta, teksa u shpreh se “do të ngrihemi në një lëvizje të fuqishme, kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, Rama dhe qeveria e tij”. “Ne nuk jemi ata që gënjejmë vetëm, por besojmë të vërtetat. Demokratët dhe opozitarët, duhet të marrin vendime individuale për të dalë së bashku në një betejë të hapur, për votën e lirë. Rama tregoi fytyrën e tij. Situata është dëshpëruese, të mos dorëzohemi dhe të ngrihemi. Në çdo rrethanë ka vetëm një rrugëdalje të ngrihen për të mbrojtur kombin e tyre nga një proces shkatërrimi që nuk e ka përjetuar asnjë komb tjetër”-tha dje Berisha në një konferencë shtypi, ku dukshëm shprehu nervozizëm dhe kritikoi fort edhe mediat që “kërkojnë fakte dhe prova” nga opozita për pretendimet e tyre se rezultati i zgjedhjeve u tjetërsua nga blerja masive e votave, përdorimi i bandave dhe administratës. “Ne do të qëndrojmë, kam bindjen e thellë që do e bëjmë. Demokratët në kushte të vështira, kur ishin shumë herë më pak se kaq kanë ditur të mbrojnë opozitarizimin, vlerat të krijojnë shpresat e të vazhdojnë betejën. Mendoj se në këto etapa duhet të jetë, të lëvizë pasi të përfundojë procesi i denoncimit dhe mbrojtjes së votës, do bëjmë analizën dhe do ngrihemi në një lëvizje të fuqishme kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, Rama dhe qeveria e tij”-tha Berisha. Tashmë ish-kryeministri ka vetëm një qëllim që të paraqesë sa më shumë denoncime në SPAK dhe KQZ për zgjedhjet lokale dhe më pas të marrë hapin tjetër që duket se do të jetë final, ai i protestave. Edhe në këtë pikë nuk do e ketë aspak të lehtë dhe kjo lidhet kryesisht me pjesëmarrjen e opozitës në protestat që do të thirren nga Berisha dhe Meta. Po ashtu edhe forma e protestës, nëse rezulton e dhunshme mund të ketë pasoja në të ardhmen. Nga ana tjetër zërat se nga brenda PD-së së Berishës mund të lindte një frymë kundër lidershipit të tij pas humbjes së zgjedhjeve tashmë janë shuar përfundimisht.

Lexo edhe :  Xhaçka i “rrëmben” mandatin Gjylametit me vetëm dy vota! Si renditen kandidatët e tjerë

Berisha: Kush kërkon prova i shërben mafies

Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj sërish zërave që i kërkojnë opozitës të tregojnë filmimet e manipulimeve të 14 majit, është shërbëtor i mafies. Deklaratën ai e bëri gjatë një mbledhje në selinë e PD me 61 kandidatët që garuan në 14 maj. “Kush i thotë opozitës që “nuk i filmuat”, ata janë bashkë me hajdutin. Të pretendosh se ku u blenë zgjedhjet, tregon se je një skllav i mjerë i mafies më të rrezikshme në Europë, do të thotë se nuk sheh 680 mijë zarfe dhe kërkon të krijosh imunitet se je gazetar. Si gazetar ti duhet të mbrosh interesin publik dhe jo të mbrosh një krim monstruoz të papare. Opozita as nuk filmon, as nuk përgjon. Nuk kemi programe të survejimit të qytetarëve. PD duhet t’i rikthehet protestës. E vështirë, sakrificë, por rrugë tjetër, ju garantoj se vetëm veten e gënjejmë. Ne nuk jemi ata që gënjejmë veten, por besojmë të vërtetat. Nuk mundet opozita të ndalojë qeverinë të shpërndajë 680 mijë zarfa. Një kriminel si ky, një krim-ministër që shpall Kodin Elektoral kinezëri, sikur të ishte udhëheqësi i Koresë së Veriut, tregon qartë se nuk njeh asnjë ligj, asnjë standard dhe se me të, zgjedhje nuk mund të ketë. Kështu që demokratët dhe opozitarët duhet të marrin vendime individuale për të dalë së bashku në një betejë të hapur. Asgjë përveçse për të votuar të lirë.”, tha Berisha.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV