Shoqërohet në komisariat Drejtori i Ujësjellësit së Shkodrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Ujësjellësit në Shkodër, Arvit Bushati është shoqëruar në ambientet e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim që në zgjedhjet vendore të 14 majit. Bushati ka qenë në një lokal në Shkodër, kur ka është shoqëruar nga uniformat blu.

Ai u shpall në kërkim më 13 maj, pasi policia ndaloi një fugon me 50 pako me ushqime që po i shpërndanin në familjet shkodrane, në këmbim të votës për kandidatin e koalicionit Berisha-Meta për Shkodrën, Bardh Spahia. Bushati ishte në kërkim, pasi sipas policisë ai ishte porositësi i pakove ushqimore.

Po ashtu, më 12 maj kanë rënë në pranga ranë Ergys Ivziku, 31 vjeç, drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Petrit Dyli, 49 vjeç, me detyrë teknik i Shërbimeve në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore. Po ashtu është arrestuar edhe Mhill Volaj, 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore.

Të fundit

Përfundon “Giro d’Italia 2025”, shkëlqen çiklisti Mats Pedersen

Përfundon etapa e tretë e xhiros së Italisë “Giro d’Italia 2025”. Fitues është shpallur çiklisti nga Danimarka, Mats Pedersen,...

Tensione te “Petro Nini”, forca të shumta policie rrethojnë shkollën

Teksa pak minuta na ndajnë nga mbyllja e procesit të votimit, tensione regjistrohen në një qendër votimi te Shkolla "Petro Nini". Forca të shumta policie...

Zgjedhjet 2025, përfundon zyrtarisht orari i votimit!

Ka përfunduar zyrtarisht orari i votimit për zgjedhjet parlamentare 2025 në Shqipëri. Mes shumë problemesh në qarqe të ndryshme të vendit, populli vendosi. Sovrani e...

Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Hernia diskale ndodh si pasojë e rrëshqitjes e një disku ndërvertebror që ndodhet mes rruazave të shtyllës kurrizore dhe që mundësojnë lëvizjen dhe përkuljen...

Komisioneri pëson krizë epileptike, kandidati i PS-së i jep ndihmën e parë

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Sarandë, ku një komisioner i Partisë së Lirisë ra papritur në tokë teksa po ecte në rrugë. Në...

Lajme të tjera

Web TV