“Boll është boll!”/ Aktori shpërthen ndaj tensioneve në veri: Për miqtë dorëzuam armët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur Florjan Binaj ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj forcave të ushtrisë së Kosovë nga huliganët serbë si dhe për atë çfarë është duke ndodhur në Veri.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Binaj ka postuar foton ku protestuesi serb shihet teksa godet me shkop gome ushtarët  dhe mbi të ka shkruar “Open Ballkan”.

Për këtë foto mjaft domethënëse, aktori ka zgjedhur dhe një shkrim të bërë nga  Luan Gacaferi i cili liston një për një të gjitha gjërat që janë lënë pas për hir të “miqësisë”, mirëpo thekson se për hir të kësaj miqësie nuk do të humbin Trepçën, Ujmanin dhe veriun e Kosovës.

“Tani nuk do pranojmë që për miqtë t’a humbim edhe Trepçën e edhe Ujmanin, dhe gjithë veriun e Kosovës! Boll është boll!”, thuhet në një pjesë të shkrimit.

Për miqtë i dorzuam armët pas lufte!

Për miqtë e zhveshem uniformën e UÇK’së, pas lufte!

Për miqtë hjekem dorë nga ushtria jonë, pas lufte!

Për miqtë pranuam qe edhe mos të blejmë asnjë armë!

Për miqtë pranuam edhe 10 deputetë serb në parlament më 30 mijë vota!

Për miqt, pranuam që të shpallëmi Republikë multietnike me 95% shqiptarë!

Për miqtë pranuam ndarjen e Mitrovicës pas lufte!

Për miqtë i humbëm mijëra hektarë tokë me Maqedoninë

Për miqtë i humbëm mijëra hektarë tokë me Malin e Zi!

Për miqtë lejuam edhe targat e Millosheviqit në Kosovë!

Për miqtë pranuam edhe gjuhën serbe si gjuhë zyrtare edhe aty ku nuk ka asnjë Shkja!

Për miqtë i duruam hajnat për 20 vjetë!

Për miqtë mbetëm të bllokuar të vetmit në Ballkan!

Për miqtë edhe zavëndes kryeministrin e parë e pranuam Shkja!

Lexo edhe :  Samiti në Hagë, Rama takon senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

Për miqtë e votuam edhe gjykatën e Hagës!

Për miqtë pranuam edhe krimineli Radojaiç të na poshtëron!

Për miqtë as urën e Ibrit nuk e kalum për 23 vjetë!

Për miqtë pranuam edhe flamurin kombëtar t’a zavendësojmë më flamurin  me 6 ylla!

Për miqtë hoqem dorë edhe nga bashkimi kombëtar!

Për miqtë pranuam gjithçka e nuk morëm asgjë!

Tani nuk do pranojmë që për miqtë t’a humbim edhe Trepçën e edhe Ujmanin, dhe gjithë veriun e Kosovës!

Të fundit

A doni ta shikoni ëndrrën tuaj si një film? Inteligjenca Artificiale po e bën të mundur

Një kompani holandeze krijoi një pajisje “Do it yourself” që ilustron atë që përdoruesit panë në ëndrrat e tyre...

Grusht shteti në Honduras: Presidenti Zelaya rrëzohet nga pushteti

28 qershor 2009 Më 28 qershor 2009, presidenti i Hondurasit, Manuel Zelaya, u rrëzua nga një grusht shteti ushtarak, duke shënuar fillimin e një krize...

FOTO HISTORIKE/ Fillimet e një gjeniu të muzikës shqiptare, Prenk Jakova

Në foto Prenk Jakova së bashku me vëllain e tij,Dedën, më 1920. Më 27 qershor 1917, ne qytetin e Shkodrës lindi Prenk Jakova, një nga...

Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

Ky projekt është vetëm hapi i parë drejt një epoke ku sëmundjet mund të parandalohen dhe trajtohen në nivelin më të thellë: kodin tonë...

Non gratën Berishës as ia ka bërë Soros, as ia heq dot La Civita

Nga Preç Zogaj Akti i Tramp për Ballkanin Perendimor tregon se rreziku shqiptar për sigurinë kombëtare amerikane është akoma në veprim - Gjatë kësaj jave u...

Lajme të tjera

Web TV