“Rezultati do ishte kthyer nëse…”/ Këlliçi zbulon çfarë ndikoi në humbjen e zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kandidati i “Foltores” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e “14 Majit”, Belind Këlliçi i ftuar në “Tirana Live”, ndër të tjera tha se  sa i përket Tiranës do të analizohen fenomenet që kanë çuar në përqindje të ulët të daljes së votuesve, pasi sipas tij nëse do të kishte pjesëmarrje të lartë, përtej parregullsive rezultati do të ishte ndryshe.

Që të jem shumë i sinqertë, ne jemi në fazën ku po bëjnë dokumentimin e parregullsive. Do të ketë një fazë të dytë, sa i përket analizës së fenomeneve që kanë çuar në përqindje të ulët të daljes aq pak votues në Tiranë.

Me gjithë parregullsitë, sërish po të kishte pasur një valë të madhe votuesish, rezultati do të ishte kthyer.

Sot nuk e kam përgjigjen për këtë” tha shkurtimisht ai.

Në lidhje me faktin nëse ka ndikuar koalicioni me Metën, Këlliçi tha se nuk na rezulton që koalicioni me Metën, por as “non-grata” të jetë një problem për votuesit.

“Zoti Berisha nuk bëri koalicion me Metën, si një risi politike shqiptare. Por Edi Rama për herë të parë vendosi një standart të padëgjuar, ku koalicioni që u formua i çon shkresë KQZ që drejtues është Berisha dhe ajo me urdhër politik tha jo, kryetar është Meta.

Në fletën e votimit ka qenë emri i Belind Këlliçit, nuk ka pasur lidhje fare me këto që thuhen. Ju sfidoj juve të më thoni një premtim të kryetarit aktual, u bë vetëm politike.

Unë mbase nuk kam pasur premtime të plota, por kam pasur një program.

Është folur për “non-grata”, ndërkohë që kjo nuk rezulton një problem tek qytetarët, as koalicioni nuk me rezulton problem.

Lexo edhe :  Propozimi/ Gjadri, nga burg për “italianët” në burg për shqiptarët

Në 2019 nuk hymë farë dhe faturën e këtij gabimi po paguajmë edhe sot” u shpreh Këlliçi.

Gjatë gjithë fushatës së tij, Këlliçi u pa i vetëm  dhe jo i shoqëruar me deputetë të “Foltores”, për këtë ai tha se realisht “Foltorja” ka vetëm 4 deputetë në Tiranë dhe një prej tyre ishte, të tjerët ishin angazhuar në pjesë të tjera të vendit dhe i vetmi që e ka shoqëruar ka qenë Agron Shehaj.

Nëse e keni informacionin e plotë, në Tiranë PD ka pasur vetëm 4 deputetë, një prej tyre kam qenë unë, Vokshi dhe Noka kanë qenë në vende të tjera dhe i vetmi ka qenë Agron Shehaj që ka qenë me mua.

Plus që nuk ka pasur arsye për të qëndruar të gjithë në një vend” tha ai.

Të fundit

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Efekti elektoral Veliaj/ Majko: Goditje e rëndë për PS. Tirana, fushatë delikate

Deputeti socialist i ftuar në ‘Real Story’ komentoi arrestimin e Veliajt duke thënë se është një goditje e rëndë për PS. Më tej, Majko tha se...

Nga Big Brother në kandidate për deputete, Julia Ilirjani: Do të “thyej” foltoren

Një thirrje të brendshme për të ndryshuar realitetin politik dhe ekonomik në Shqipëri, e ka quajtur Juli Ilirjani kandidimin e saj në listën e...

Italia do t’i dhurojë Shqipërisë një anije ushtarake, zbulohet data kur mbërrin në Durrës

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama shprehu ambicien e fortë për të fuqizuar Flotën Detare të Shqipërisë me një anije patrulluese dhe tre anije...

Lajme të tjera

Web TV