Zgjedhjet lokale/ Tragjedi pa fund në kampin opozitar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy javë pas zgjedhjeve lokale, mazhoranca dhe opozita po i bëjnë “leximin mprapsht” rezultatit që prodhuan kutitë e votimit. A konsiderohet fitore e madhe e PS-së humbja e thellë e opozitës? PD vërtitet rreth Berishës dhe Bashës, ku secili kërkon sinorin e tij në një arë të copëtuar. Nga ana tjetër, Rama ngjan se po “mërzitet” se përse humbi shtatë bashki dhe jo të gëzohet se fitoi 53. Mbi zhvillimet politike në vend dhe rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit, komentojnë për gazetën “Fjala” analistët Lorenc Vangjeli; Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

Tre ditë para zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama bëri një parashikim maksimalist për PS-në e drejtuar prej tij, duke u shprehur se do merrnin 49-50 bashki, nga 61 në total. Edhe vetë Rama ishte i qartë se ky lloj optimizmi publik nuk ishte realizëm, por një formë politike që përdoret për të shtuar adrenalinën tek zgjedhësit e tij. Përfundimi ishte befasues për PS-në, kur siguroi 53 nga 61 bashkitë e vendit, duke futur në hartën e saj edhe Shkodrën, të cilët lokalisht e morën për herë të parë në 32 vite pluralizëm. Tashmë duket se kreu i qeverisë po “mërzitet” se përse humbi shtatë bashki dhe jo të gëzohet se fitoi 53 të tilla. Këtë “gjykim”, (jo të zakonshëm në një vend demokratik), ngjan se ia ofron vetë opozita. Zgjedhjet, më shumë sesa i fitoi mazhoranca, i humbi thellë e opozita. Dyshja Berisha-Meta dolën me koalicionin “Bashkë Fitojmë” në 61 bashkitë e vendit. Deri në orën 19.00 të datës 14 maj kur përfundoi procesi i votimit e konsideronin veten fitues të mëdhenj në shumicën e njësive vendore, por numërimi i votave tha tërësisht të kundërtën. Humbja e thellë e opozitës tashmë qëndron si re e zezë në të dyja selitë që drejtohen nga të “përhershmit” Berisha-Meta. Gjasat janë që kjo re e zezë të mos shpërndahet as në kulmin e verës e as në të ardhmen. Berisha dhe Meta po akuzojnë se votat u vodhën nga qeveria, u përdorën bandat kriminale dhe administratën shtetërore. Sipas tyre, të gjithë këto kanë tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve dhe nuk pranojnë rezultatin. Me këtë refren të një “kënge” fort të vjetër, veçanërisht Berisha vijon të qëndrojë stoik, duke mos pranuar të dorëhiqet, paçka se shumë të djathtë që janë nën tarumë, e kërkojnë diçka të tillë. Ish-Kryeministri ka në “Grupin e Rithemelimit” personazhe politik që nuk guxojnë as ti kërkojnë llogarinë më të vogël kryetarit të tyre. Berishës për momentin kaq i mjjafton, ndonëse është aq i pjekur politikisht sa më mirë se kushdo tjetër e di se nën drejtimin e tij opozita e ka të vështirë gati të pamundur të fitojë ndaj qeverisë Rama. Ai kishte kohë të mjaftueshme për të tentuar bashkimin e partisë dhe nuk e bëri, po aq kohë kishte për të krijuar frymë opozitare dhe nuk i erdhi. Edhe pse zgjedhje lokale, këto ishin tregues i qartë politik se gjendja brenda opozitës është edhe më e rëndë ngase duket, ndërsa mazhoranca ka rrezikun që këtë fitore ta konsiderojë si “meritë të saj” dhe jo dështim të opozitës. Nëse në kampion opozitar situata nuk ndryshon, Rama ka nisur që tani përgatitjet për “ceremoninë” e mandatit të katërt… Mbi zhvillimet politike në vend, analizën e zgjedhjeve lokale dhe çfarë pritet në të ardhmen, komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Të fundit

Arrihet marrëveshja personale, Edon Zhegrova i thotë “PO” Juventusit

Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se i ka thënë ‘po’ Juventusit, duke arritur një marrëveshje personale për transferimin e...

Përse PD, mbron gjithmonë paligjshmërinë ?

Nga ARTUR  AJAZI Kur Policia e Shtetit, vajti dhe dyllosi televizionin e Irfan Hysenbelliut pasi kishte vite që ishte borxhli nështet, dhe i kishte mbaruar...

Zyrtare/ Shtyhet ndeshja e javës së parë në Kategorinë Superiore

Teuta ka pranuar kërkesën e Dinamos, për të shtyrë ndeshjen e javës së parë në Superiore. Vetë FSHF e ka zyrtarizuar axhendën e re. Durrsakët...

20 gusht 1866, fundi zyrtar i Luftës Civile Amerikane

Më 20 gusht 1866, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Andrew Johnson, shpalli me dekret presidencial se Lufta Civile Amerikane konsiderohej zyrtarisht e përfunduar. Në fakt,...

Bizneset shqiptare përdorin Inteligjencën Artificiale më shumë se rajoni dhe BE-ja

Megjithëse Shqipëria ka hendek teknologjik në krahasim me Rajonin dhe vendet BE, bizneset tona janë duke e përdorur inteligjencën Artificiale (IA) me shumë se...

Lajme të tjera

Web TV