Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se Gjermania dhe Franca u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.

“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron, i cili shtoi se u kërkua që të qartësohen edhe rregullat për zgjedhje.

Ai tha gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës dhe se për këtë gjë u pajtuan gjatë takimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe liderët lokalë – presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Osmani dhe Vuçiçi kanë zhvilluar takime të ndara me udhëheqësit evropianë, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau.

Situata në veri të Kosovës u tensionua qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.

Osmani shkroi në Twitter se me liderët e Gjermanisë dhe Francës diskutoi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe “përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet”.
Duke iu drejtuar gazetarëve në Kishinau në margjinat e samitit të Komitetit Politik Evropian, Vuçiç tha se ulja e tensioneve në veri të Kosovës dhe vendosja e garancive për shmangien e veprimeve të njëanshme ishin temat kryesore gjatë takimeve të tij me Macronin dhe Scholzin.

Vuçiçi e theksoi edhe rëndësinë që ka themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë për të. Ai shtoi se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme kompromisi.

Lexo edhe :  “Cirku i demokracisë”, shoqëria civile proteston kundër deputetëve për krizën politike

“Ne duhet të bindim njerëzit në Ballkan se kompromisi nuk është një gjë e keqe. Nuk është e lehtë, të gjithë janë të radikalizuar dhe askush nuk dëshiron të dëgjojë ide normale”, tha Vuçiç.

Takimet u zhvilluan në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau, ku po merr pjesë edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Theksova se është me rëndësi prioritare që institucionet në Prishtinë ta ndalojnë dhunën dhe t’i kthehen dialogut”, tha Vuçiçi, pas takimit me Borrellin. Zyra e Presidencës së Kosovës njoftoi se me Borrellin është takuar edhe Osmani. Lideri serb po ashtu u shpreh se delegacioni i Kosovës nuk ka dashur të takohet me delegacionin serb në Moldavi.

“Nuk u miratua nga liderët e tjerë. Serbia gjithmonë dëshiron bisedime dhe mua më duket se tani është më e qartë se kush është përgjegjës për dhunën në Kosovë”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Pala kosovare nuk e ka konfirmuar se ka refuzuar takimin.

I pyetur se kur e pret një takim dypalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Vuçiç tha se nuk e di.
Më 29 maj, nga përleshjet midis protestuesve serbë që kundërshtojnë kryetarët dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan – 30 ushtarë mbetën të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues. NATO-ja ka thënë se është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe, tha të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg. Ai shtoi se 700 trupat e para përforcuese janë tashmë në rrugë për në Kosovë./REL

Të fundit

Rekord për 2025, më shumë se 1 mijë emigrantë kalojnë Kanalin anglez drejt Britanisë

Të paktën 1,194 emigrantë mbërritën dje në bregdetin jugor të Anglisë, duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla,...

Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë?/ Ja si përgjigjen ekspertët

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por sa ujë duhet të konsumojë një...

Ministri Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë ditët e ardhshme vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi. Më datë 2...

Parlamenti i ri, dy botë politike/ PS me fytyra të reja, PD me rikthime të vjetra

Parlamenti i ri shqiptar do të përfaqësohet nga dy realitete të ndryshme politike: një Partia Socialiste me figura të reja dhe një Partia Demokratike...

Nusret publikon foton me Ramën gjatë finales së Champions League: Më shumë se një mbret!

Kuzhinieri dhe biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë bërë bashkë në finalen e...

Lajme të tjera

Web TV